×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vuçiq për dialogun: Do të na bëjnë presion për të humbur

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se “do të kërkojë që Bashkimi Evropian të luajë një rol më të rëndësishëm politik” në dialogun Prishtinë-Beograd.

    Të enjten, presidenti serb do të takojë në Paris, homologun e tij francez, Emmanuel Macron.

    Gjatë një konference për media në Beograd, Vuçiq tha se vendin e pret një “verë dhe vjeshtë e vështirë” në lidhje me Kosovën.

    “Askush nuk dëshiron të na japë asgjë, ata do të na bëjnë presion për të humbur. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për unitet”, tha Vuçiq.

    Të martën me presidentin Macron është takuar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

    “Franca mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në mbështetjen e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, është thënë nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

    Më 10 korrik, pritet të mbahet një samit virtual mes Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimit e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel. Ky samit, ku merr pjesë edhe Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, thuhet se ka për qëllim lehtësimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Ndërkaq, më 12 korrik, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të takohet në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ky takim ndërmjet Hotit dhe Vuçiqit do të shënojë rinisjen e dialogut, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

    Dialogu, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011. Ky proces u ndërpre në fund të vitit 2018, për shkak të një takse të vendosur nga autoritetet kosovare ndaj mallrave të Serbisë. Kjo masë më pas u zëvendësua me reciprocitet.

    Por, Qeveria e Kosovës në muajin qershor vendosi që të heqë masat e reciprocitetit, me qëllim që t’i jepet shans rinisjes së dialogut.

    Sponsori gjeneral i PRINCE CAFFE Superligës, shpërblen mbretërit e basketbollit për edicionin 2022/23
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me protestën e një grupi mësuesish përpara Kryeministrisë gjatë ditës së sotme, në Ditën...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Policia në Stamboll ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë protestuesit që u përpoqën të çanin një barrikadë për...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Borussia Dortmund-PSG, është ndeshja e dytë e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve që luhet sonte. ‘Milionerët’ e Gjermanisë dhe parisienët do të...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka, ka treguar se sfidat me të cilat përballen zjarrfikësve e Kosovës janë adresuar edhe tek...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Policia në Stamboll ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë protestuesit që u përpoqën të çanin një barrikadë për...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Kalimi kufitar verior i Rripit të Gazës me Izraelin është hapur për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza...
    Lajme01 Maj 2024
    Njëri nga të plagosurit në Lupç të Podujevës është liruar nga emergjenca dhe më pas është marrë nga Policia e Kosovës. Pamjet...
    Sport01 Maj 2024
    Mbrëmë (e martë) në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në mes të Bayern Munichut dhe Real Madridit që përfundoi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.