×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vuçiq: Nëse ndokush mendon ta marrë fizikisht Vallaçin dhe Ujmanin, e lus të mos e bëjë

    FrontOnline
    23 Prill 2020

    “Nëse ndokush mendon se ka ardhur koha që dikush t’i marrë fizikisht Vallaçin dhe Ujmanin, unë e lus të mos e bëjë këtë”. Kështu është shprehur sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para gazetarëve me rastin e inaugurimit të Qendrës Ushtarake-Mjekësore “Karaburma” në Beograd, raporton portali KoSSev në gjuhën serbe në Mitrovicën e veriut.

    Ky është reagimi i parë zyrtar i palës serbe pas tri ditësh nga votimi të hënën në Rrjetin Evropian të Operatorëve të Sistemit Transmetues (ENTSO) në bazë të të cilit Operatori i Sistemit Transmetues i Kosovës (KOST) mund të funksionojë i pavarur, që është përgëzuar nga zyrtarët më të lartë të Kosovës si dhe nga ata të Evropës, ndër të cilët nga Ambasada e Gjermanisë, e SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe.

    Vuçiq ka thënë se “Unë qëllimisht këto ditë nuk ka dashur të flas për këtë dhe rreth asaj çfarë ka bërë ENTSO dhe gjithë të tjerët. Do të merremi me këtë dhe po merremi, por do të merremi edhe publikisht, ndërsa nesër në lidhje me këtë do të bisedoj edhe me përfaqësuesit evropianë”.

    KOSTT, sipas tij, deri tash ka funksionuar në kuadër të sistemit rregullator të Serbisë (EMS) në bllokun SMM (Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut)ndërsa siç pritet ai del nga ky sistem dhe i bashkohet bllokut me operatorin shqiptar të sistemit transmetues OST.

    Serbia deri tash ka kundërshtuar pranimin e KOSTT-it në Rrjetin Evropian të Sistemit Transmetues. Por, njëherësh në pikën 10 të Konkluzioneve të ndërmjetësit të BE-së në zbatimin e Marrëveshjes për energjinë – Marrëveshjes së Brukselit nga viti 2013, parashihet që KOSTT të bëhet anëtare e Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemeve Transmetuese të Energjisë Elektrike (ENTSO).

    Por, siç raportohet, Vuçiq kishte tërhequr vërejtjen që Serbia “nuk do të zbatojë vendimet e tyre”, transmeton Koha.net.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.