×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Votohet kundër uljes së akcizës për pijet joalkoolike, kërkohet zgjidhje tjetër për prodhuesit vendës

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka votuar kundër uljes së akcizës në lëngje nga 4.5 cent për litër në 0.5 cent për litër.

    Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se kjo ka qenë kërkesë e bizneseve të cilat merren me prodhimin e lëngjeve.

    Ajo tha se kjo po bëhet për shkak të goditjes që pandemia i ka shkaktuar bizneseve.

    “Qeveria ka marr vendim për ndryshimin e tatimit të akcizës në lëngje dhe automjetet hibride. Sipas kërkesës së bizneseve akciza 4.5 cent në lëngje është shumë e lartë. Ministria e Financave propozon që të zbritet në 0.5 cent në litër. Akciza për veturat hibride për shkak të stimulimit të blerjes se tyre kemi marrë vendim nga 500 euro në 10 euro”, tha ajo.

    Lidhur me këtë iniciativë të Qeverisë, anëtarët e Komisionit shprehën rezervat e tyre për shkak të ndikimit që mund të ketë kjo në buxhetin e shtetit.

    Deputeti Bedri Hamza rekomandoi për kujdes për shkak se ulja e taksave, sipas tij, çon në rritje të borxhit publik.

    “Ne duhet të kemi kujdes në gjetjen e ekuilibrave për të mos i dëmtuar të hyrave”, tha ai.

    Kryetari i Komisionit, Hekuran Murati, tha se ndihma për prodhuesit vendës duhet të ekzistoj për prodhuesit e sidomos në këtë kohë.

    “Ndihma për prodhuesit vendor duhet të ekzistoj për prodhuesit e sidomos në këtë kohë. Mirëpo pyetja vjen se sa ne po krijojmë avantazh për prodhuesit vendor duke e hequr akcizën edhe për importuesit. Dihet që për shkak të MSA se ne nuk mund t’i favorizojmë prodhuesit tanë. Për mua është vështirë ta mbështes kur nuk e kemi informatën se sa nga të hyrat nga akciza vinë nga importuesit dhe sa prej tyre vinë nga prodhuesit vendorë”, tha Murati.

    E për këtë reagoi ministrja Bajrami, e cila tha se kërkesa për heqje të akcizës në lëngje vjen ekskluzivisht nga prodhuesit vendor.

    Murati tha se duhet të bëhen zgjidhje të tjera për t’i ndihmuar prodhuesit vendës.

    Deputetët kërkuan që Qeveria të jap opsione të reja sa i përket kësaj çështje duke i ndihmuar prodhuesit vendës.

    Ata ishin kundër heqjes së akcizës për shkak se ky vendim heq akcizën edhe për lëngjet e importuara.

    Propozimi i Qeverisë u hodh në votim mirëpo nuk mori përkrahjen e deputetëve.

    Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi tha se nuk mund të diskriminohen importuesit e huaj e të favorizohen prodhuesit vendës për shkak se Kosova është nënshkruese e MSA-së, e cila ndalon favorizimin e ndonjë sektori.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.