×
  • Lajme
  • Lajme

    Veteranët thonë se janë hapur për të bërë ndryshime në ligjin për vlerat e UÇK-së

    FrontOnline
    07 Gusht 2020

    Nënkryetari i OVL UÇK’së, Nasim Haradinaj thotë se Ligji për vlerat e luftës së UÇK’së nuk cenon në asnjë mënyrë të drejtat dhe liritë e njeriut siç po thonë ambasadat e huaja në vend. Haradinaj i tha Gazetës Express se kërkojnë që ligji të kalojë në lexim të parë, pastaj janë të hapur për ndryshime dhe plotësime.

    Draftligji për vlerat e luftës së UÇK’së që do të shqyrtohet sot në Kuvendin e Kosovës ka shkaktuar reagime të ambasadës amerikane, gjermane dhe asaj zvicerane.

    Ambasadorët e këtyre shteteve janë shprehur të shqetësuar me hyrjen në fuqi të këtij ligji që sipas tyre do të shkaktonte frikë tek qytetarët dhe do të cenonte liritë dhe të drejtat e njeriut.

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se Projektligji për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, i cili pritet të shqyrohet nga Kuvendi i Kosovës në seancën e së premtes, rrezikon të minojë lirinë e shprehjes.

    Kosnet është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë “kundër UÇK-së”, dhe përkundrazi e kuptojnë se sot “Kosova nuk do të ishte shtet i pavarur pa përpjekjet e UÇK-së dhe organizatave të tjera rezistuese”, mirëpo, sipas tij, ky projektligj do të ishte e pamundur të zbatohej, pasi do të ishte “një barrë e panevojshme mbi sistemin e zbatimit të ligjit dhe atë të drejtësisë”.

    Haradinaj tha se ka qenë vet ambasadori Philip Kosnett i cili në një bisedë virtuale me kryetarin e Organizatës, Hyseni Gucati i ka premtuar se do të ndihmojë që këtë ligj ta procedojë më shpejt në Kuvend.

    “Ambasadori amerikan ka qenë ai që kur kanë pasur bisedë virtuale mes kryetarin Gucati i ka premtuar se do ta ndihmojë që sa më shpejt ky ligj të aprovohet në Kuvend. Ta aprovojmë këtë ligj të kalojë në leximin e parë dhe pastaj të ulemi të bisdojmë se çka duhet të hiqet e çka të përmirësohet” , tha Haradinaj.

    Nënkryetari i OVL-UÇK’së i tha Gazetës Express se Ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës nuk i cenon në asnjë mënyrë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe ambasadat janë ngutur me reagimet.

    “Unë mendoj se ndoshta ambasadat janë ngutur pak ose e kanë marrë me shumë rezervë të madhe duke hezituar se mund të cenojë diçka por ligjet për vlerat e luftës jo tek ne por te asnjë shtet nuk besoj se janë për të cenuar të drejtat dhe liritë e njeriut nëse e kuptojmë mirëfilli por liritë dhe të drejtat e njeriut nuk janë edhe anarkia. Unë mendoj se ky Ligj i luftës më tepër i ka cenuar të drejtat dhe liritë e popullit tonë duke lejuar të fyhet të shantazhohet dhe të flasë çfarë të dojë gjithkush sa që ka kaluar në anarki dhe pikërisht vonesa e këtij ligji ka bërë që njerëzve të ju duket si ndalesë ndaj të drejtave të njeriut. Unë mendoj se Ligji që ndalon të fyhen ata të cilët i kanë sjellur lirinë këtij populli nuk është kundër lirisë së shprehjes”, tha ai.

    Haradinaj u shpreh se ky ligj duhet të amendamentohet dhe të aprovohet e më pastaj nëse diçka nuk është në rregull, mund të plotësohet.

    “Unë mendoj se edhe ky ligj duhet të amendamentohet dhe të aprovohet nëse pastaj shihet se ky ligj po cenon diçka ligjet nuk janë të pandryshueshme ne mund të ulemi me miqt amerikanë që këtë ligj ta përmirësojnë. Është një thënie juridike “Më mirë është një ligj i keq ose një anarki ose aty ku s’ka ligj”, ka thënë nënkryetari i OVL-UÇK’së.

    Ai ka thënë se edhe në ShBA mbrohet me ligj vlerat e luftës dhe ai që fyen heronjtë amerikanë dënohet.

    “Edhe ligjet e veteranëve dhe për vlerat e luftës që i ka amerika nuk lejon që të fyhen.Edhe në amerikë po të fyhet heroi kombëtar nuk kalon pa sanksione dhe nëse ai merr sanksione nuk mendoj se është thyerje e të drejtave të njeriut”, u shpreh ai.

    Tutje Haradinaj tha se nëse ky ligj bie ndesh me kushtetutën e vendit atëherë duhet të shihet mundësia që të ndryshohet edhe vet Kushtetuta nëse është në të mirën e popullit.

    “Ligjet amendamentohen, plotësohen biles për të mirën e popullit ndoshta duhet edhe kushtetuta të ndryshohet kur është në të mirën e vendit. Nëse kjo bjen ndeshje me kushtetutën atëherë duhet të ulemi të shohim a të ndërrojmë ligjin apo të ndërrojmë edhe kushtetutën pse jo. Ky ligj nuk ka qëllim të cënojë dikë. Nëse diçka ka qenë gabim diçka ka qenë pikërisht moshyrja në fuqi e një ligji të tillë”, tha ai.

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të premten do të shqyrtojnë Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Qeveria e Kosovës, më 14 korrik ka mbështetur këtë projektligj, duke e proceduar në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës.

    Projektligji i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, parasheh përcaktimin e obligimit institucional dhe qytetar për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së. Vlerë e luftës, sipas këtij projektligji, është lufta e armatosur e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga UÇK-ja, vetë UÇK-ja si formacion ushtarak i armatosur, veterani i UÇK-së, flamuri, betimi i ushtarit, stema, Shtabi i Përgjithshëm, Drejtoria Politike, shtabet e zonave operative, arkiva, si dhe Kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe komplekset tjera.

    Projektligji parasheh respektimin e vlerave të luftës, mbrojtjen institucionale, Muzeun e Luftës, Ditën e përkujtimit të luftës për çlirim, dispozitat ndëshkimore, si dhe aktet nënligjore. Në rast se projektligji aktual për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së miratohet në Kuvendin e Kosovë, si ligj do të ketë implikimet buxhetore prej 2 milionë e 250 mijë eurosh, pa i llogaritur edhe investimet.

    Sipas ligjit, “Çdo zyrtar publik dhe qytetar i Republikës së Kosovës detyrohet t’i respektojë dhe mbrojë vlerat e luftës të përcaktuara me këtë ligj në çdo kohë dhe çdo rrethanë brenda dhe jashtë vendit”. Gjithashtu, “me rastin e ndaljes dhe arrestimit të veteranit të UÇK-së, sipas fletë-arresteve ndërkombëtare të lëshuar nga Serbia, me motive politike, Qeveria e Republikës së Kosovës ndërmerr veprimet e nevojshme për mbrojtjen e veteranit”.

    Shkelja e dispozitave të këtij ligji sanksionohet sipas legjislacionit në fuqi.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.