×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëm 20 për qind e gjilanasve të infektuar me koronavirus janë të hospitalizuar

    FrontOnline
    01 Gusht 2020

    80 për qind e të infektuarve me COVID-19 nga komuna e Gjilanit po shërohen në shtëpi.

    Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka bërë të ditur se janë vetëm 20 për qind e të infektuarve me koronavirus në këtë komunë që janë të hospitalizuar, shkruan lajmi.net.

    Sipas tij, 80 për qind e të prekurve me COVID-19 janë duke u trajtuar nëpër shtëpi.

    Ismajli ka thënë se në bazë të këtyre të dhënave, shihet qartë se në këtë komunë situata me koronavirus është nën kontroll, por bëri apel te qytetarët që të vendosin maska, mbajnë distancë dhe ti respektojnë të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së.

    Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

    Të dashur qytetarë,

    Është faktike që nëse krahasohet numri i rasteve aktive me COVID19 që kemi deri më tani, janë diku rreth 80% e të prekurve në shtëpi dhe vetëm 20% janë në hospitalizim.

    Ky rezultat flet qartë që gjendja ende është nën kontrollë dhe ka mundësi të mëdha menaxhimi, pa vendosje të masave strikte shtesë.

    Ndërkohë, konsiderojë që qytetarët tanë janë të kujdesshëm në përcaktimin e asaj që u rekomandohet për çdo ditë. Poashtu, duhet të jemi bashkë dhe të përmbahemi edhe më tutje në përcaktimin e rrugës së përbashkët për ta mundur virusin, duke mos ia rrezikuar mirëqenien qytetarëve dhe bizneseve tona.

    Situata menaxhuese e pandemisë i ka të metat dhe përparësitë e saja, mirëpo, qëllimi dhe synimi i vetëm i saj është të jetë rezultati sa më i mirë, në favor të shëndetit dhe mirëqenies qytetare, pa i cënuar asnjërën! Vetëm të bashkuar, ia dalim!

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.