Një Lamborghini i ri në vlerë prej 220 mijë eurosh ishte shkatërruar në një aksident automobilistik vetëm 20 minuta pasi ishte blerë.
Lamborghini Huracan, i vlerësuar të kushtojë mbi 220 mijë euro, papritmas pësoi një dështim mekanik dhe u godit prapa nga një furgon në autostradën M1 dje në Mbretërinë e Bashkuar.
Lamborghini humbi rrotën e pasme ndërsa pjesa më e madhe e pjesës së pasme u shtyp nga përplasja e papritur me furgonin.
Aksidenti ndodhi rreth orës 1 pasdite në pranë Leeds, West Yorkshire. Richard Whiteley, nga Policia e York Yorkshire, tha që Lamborghini u ndal në korsinë e tretë për shkak të një dështimi mekanik.
“20-vjeçari që po voziste Lamborghini u ndal për shkak të dështimit mekanik në korsinë tre, më pas u godit nga pas nga një automobilist i pafajshëm”, tha policia, transmeton Telegrafi.
Një zëdhënës i policisë tha se shoferi i furgonit pësoi lëndime në kokë, por nuk besohet se ishte serioze.

Të tjera
-
22:03 | 31 Janar 2023
-
21:59 | 31 Janar 2023
-
21:57 | 31 Janar 2023
-
21:49 | 31 Janar 2023
-
21:47 | 31 Janar 2023
-
21:24 | 31 Janar 2023
-
21:17 | 31 Janar 2023
-
21:15 | 31 Janar 2023
-
21:01 | 31 Janar 2023
-
20:40 | 31 Janar 2023
-
20:37 | 31 Janar 2023
-
20:23 | 31 Janar 2023