×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Pa PDK-në nuk mund të kryhet asnjë punë e mirë për Kosovën

    FrontOnline
    20 Gusht 2020

    Pasditen e sotme, kreu i PDK-së, Kadri Veseli vizitoi degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj. Për ta pritur të parin e PDK-së, u mblodh kryesia e PDK-së në Ferizaj e prirë nga Kryetari i degës, Agim Aliu dhe deputetët ferizajas në Kuvendin e Kosovës, Elmi Reçica dhe Bajrush Xhemaili.

    Sipas një komunikate të lëshuar nga dega e PDK-së në Ferizaj, temë bosht e diskutimeve në këtë takim ishte ruajtja e stabilitetit politik në vend, bashkëpunimi për më të mirën e qytetarëve si dhe angazhimi i pakursyer në dobi të qytetarëve. Kryetari Veseli me këtë rast vuri theksin tek Ferizaj, qyteti që po njeh ritme të jashtëzakonshme zhvillimi e ndryshimi rrënjësor si rezultat i punës së kryetarit të degës, përkatësisht Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

    Ai shtoi gjithashtu se është pikërisht Ferizaj, komuna ku PDK provoi më së qarti, vizionin e saj shtetndërtues e përkushtimin për projekte zhvillimore në dobi të qytetarëve. Kryetari Veseli theksoi edhe rolin e pazëvendësueshëm të PDK-së në qeverisje dhe faktin se është inkurajues mobilizimi dhe përkrahja gjithnjë në rritje e qytetarëve për PDK-në.

    Nikoqirët, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Agim Aliu, deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe kryesia e degës, falënderuan kryetarin Veseli për mbështetjen e pakursyer dhënë projekteve të Ferizajt që bënë qytetin tonë të njoh mundësi të reja për bizneset, zhvillim progresiv ekonomik, transformim rrënjësor në infrastrukturën publike, nisma e projekte këto që bëjnë Ferizajn e qeverisjen e PDK-së në këtë qytet, referencë e model të qeverisjes për interesin qytetar.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.