Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, është takuar sot me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, për të diskutuar lidhur me situatën epidemiologjike në vend.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, MPB’ja ka bërë me dije se në këtë takim është biseduar rreth koordinimit të aktiviteteve për zbatimin e vendimeve të Qeverisë së Kosovës në menaxhimin e situatës me COVID 19.
“Gjatë takimit u vlerësua e ka një trend të mirë të zbatimit të masave nga ana e qytetarëve dhe bizneseve, që ka ndikuar direkt në numrin më të vogël të qytetarëve të infektuar. Po ashtu u vlerësua puna e shkëlqyer e Policisë së Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit, në zbatimin e masave të Qeverisë së Kosovës dhe u kërkua njëkohësisht nga të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet e Institucioneve të Kosovës”, thuhet në komunikatë.