Edhe 2 pacientë të infektuar me koronavirus kanë humbur jetën në sot në Shqipëri duke e çuar në 41 numrin e viktimave.
Një pacient 67-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, i prekur nga COVID-19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.
Pas një rëndimi të papritur, 67-vjeçari nuk arriti të mbijetojë nga disfunksioni kardio-respirator, pavarësisht terapisë intensive medikamentoze dhe ventilimit mekanik. 67-vjeçari vuante nga diabeti, fibrilacion atrial, hipertension dhe alzheimer.
Më herët, po në spitalin infektiv ndërroi jetë nga COVID19 një paciente 73-vjeçare nga Shkodra, e cila vuante nga hipertensioni, e shtruar prej disa ditësh në terapi intensive në gjendje të rëndë. Pavarësisht mjekimit dhe asistencës mjekësore, 73-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë.

Të tjera
-
00:42 | 15 Shkurt 2021
-
00:28 | 15 Shkurt 2021
-
00:14 | 15 Shkurt 2021
-
00:04 | 15 Shkurt 2021
-
00:02 | 15 Shkurt 2021
-
23:59 | 14 Shkurt 2021
-
23:59 | 14 Shkurt 2021
-
23:54 | 14 Shkurt 2021
-
23:49 | 14 Shkurt 2021
-
23:48 | 14 Shkurt 2021
-
23:41 | 14 Shkurt 2021
-
23:41 | 14 Shkurt 2021