Një aksident i rëndë me 1 të vdekur është shënuar në hyrje të qytetit të Vlorës pasditen e sotme.
Mësohet se si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur e vdekur një vajzë, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.
Siç shihet nga pamjet automjeti është kthyer përmbys, ndërsa në vendngjarje ndodhet ende trupi i pajetë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon mbi zbardhjen e rrethanave të aksidentit.