×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Vazhdimisht dëgjon se vdiq ky, vdiq ai”, situatë e rëndë me koronavirus në Novi Pazar dhe Tutin

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Në ditët e fundit të qershorit në Serbi është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19, ndërsa situata më serioze është në Novi Pazar dhe në Tutin, qytetet e vogla të banuara kryesisht me boshnjakë, në afërsi me kufirin me Kosovën.

    “Situata në Tutin ka kohë që është alarmante”, ka thënë Xhaneta Agoviq, banore e Tutinit për BBC në gjuhën serbe. Në Tutin jetojnë rreth 10 mijë banorë.

    “Nuk e di cili është numri i saktë i të infektuarve dhe i të vdekurve, por qyteti është i vogël, të gjithë njihen mes vete dhe vazhdimisht dëgjon se vdiq ky, vdiq ai”, ka shtuar ajo.

    Banorët e Novi Pazarit, qytetit që me rrethinë ka rreth 100 mijë banorë, thonë se situata atje nuk është aspak më e mirë.

    “Gjendja është katastrofale”, ka thënë Fahrudin Kladniçanin nga Novi Pazari.

    “Numër i madh i mjekëve dhe infermiereve janë infektuar në ditët e fundit dhe po përballemi me krizë që mund të qojë në kolaps të sistemit shëndetësor në qytet”.

    Zyrtarët megjithatë thonë se situata është nën kontroll, që Novi Pazari dhe Tutini nuk dallojnë prej vatrave tjera të infektimit dhe se pajisje mjekësore ka mjaftueshëm.

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq dhe ministri i shëndetësisë, Zlatibor Lonçar janë fishkëllyer gjatë vizitës në Novi Pazar. Një pjesë e stafit mjekësor ua ka kthyer shpinën derisa kanë folur.

    Brnabiq ka vlerësuar se bëhet fjalë për “aktivistë politikë”.

    Qytetarët e Novi Pazarit, Tutinit dhe qyteteve tjera në Serbi, si dhe nga diaspora, po mbledhin ndihma.

    “Shumë duan të ndihmojnë me para, me material shëndetësor apo me fjalë të ngushëllimit dhe të përkrahjes. Vetëm porositë e përkrahjes thonë jashtëzakonisht shumë”, thotë Aida Çoroviq nga Novi Pazari, që ka organizuar një aksion humanitar.

    Xhaneta punon në laboratorin e Shtëpisë së Shëndetit në Tutin dhe është infektuar me COVID-19. Ajo tregon se ka të infektuar në mesin e punëtorëve shëndetësorë, kështu që ata kanë punuar nën presion të madh.

    “Korridoret janë plot me pacientë me simptoma të virusit. Njerëzit thjeshtë rrëzohen nga puna. Një kolege e imja nga spitali kryesor ka 44 ditë që punon pa mundur të marrë frymë, pa asnjë ditë të lirë”, ka treguar Agoviq. Sipas saj ka probleme edhe me pajisje.

    “Shtëpia e Shëndetit ka ambulancën për COVID-19, por nuk e ka mundësinë për PCR testim apo për respiratorë. Për këtë na duhet përkrahje profesionale. Kemi rëntgen, por prej 1 qershorit janë bërë 850 incizime të mushkërive. Të gjithë njerëzit që janë dërguar për incizim, kanë simptoma të COVID-19”, thotë ajo.

    “Pak kohë më parë isha në spital. Tashmë na mungon sistemi e infuzionit, e blejmë vitaminën C. Shtëpia e Shëndetit përkundër të gjithave ia del të përballojë sfidën”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.