×
  • Lajme
  • Lajme

    Varrimi i Kryeprokurorit të Gjakovës u krye duke mos i respektuar rregullat e pandemisë

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Dje iu është dhënë lamtumira e fundit kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj.

    Varrimi i Selimajt është përcjellë me nderime të larta, derisa, është organizuar nga Komuna e Gjakovës.

    Ani pse i ndjeri ka ndërruar jetë në kohë të pandemisë, ku me vendim Qeverie janë të ndaluar tubimet publike, përfshirë këtu edhe pjesmarrjen në varrime, kjo nuk është përfillur gjatë ceremonisë së varrimit të kryeprokurorit Selimaj.
    Kjo shihet edhe në pamjet e publikuara nga televizionet lokale në Gjakovë dhe në faqen zyrtare të Komunës.

    Pjesmarrës në varrim ishte edhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini që e mori i pari fjalën.

    “Me nderime të larta dhe respekt maksimal është varrosur sot kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës Ali Selimaj, aktivist i hershëm për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, aktivist në aktivitete kombëtare dhe mbajtës i disa funksioneve udhëheqëse për disa mandate në pushtetin lokal në Gjakovë. Në ceremoninë lamtumirëse, të mbajtur nën patronatin e kryetarit të komunës së Gjakovës Ardian Gjini, mes tjerash u vlerësua lartë humanizmi, atdhedashuria dhe kontributi i pashembullt i Ali Selimajt”, citohet të ketë thënë Gjini.

    Pos kryetarit të kësaj komune, ka folur edhe një përfaqësues nga Prokuroria Themelore e Gjakovës, e një anëtar i familjes.

    Para ceremonisë së varrimit, para arkivolit janë bërë homazhe si dhe janë vendosur kurora me lule.

    Policia e Kosovës disa herë ka njoftuar se kanë ndërhyrë për të shpërndarë persona të tubuar nëpër hapësira publike. Megjithatë, njëjtë nuk ka ndodhur në ditën e varrimit të kryeprokurorit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.