×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Vaksina Covid-19”, shkencëtarët tregojnë procedurën që duhet të ndjekin me vullnetarët

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    150 shkencëtarë përfshirë dhe 15 fitues të çmimit Nobel kërkojnë që të lejohet infektimi vullnetar me koronavirus, për të përshpejtuar kërkimet e një vaksine efikase, duke kuptuar nëse një prototip funksionon apo jo. Fillimisht një injektim i vaksinës në krah. Më pas një shiringë me koronavirus në hundë, shkruan la Repubblica.

    “Lejojini vullnetarët të infektohen qëllimisht për të përshpejtuar kërkimet për një vaksinë.”

    Apeli ishte për drejtorin e Institutit kombëtar amerikan të shëndetit, Frensis Kollins. Ata shpjegojnë se është e vështirë të mendosh se ekonomia dhe shoqëria do të rimëkëmben pa një vaksinë. Ideja për të marrë një person të shëndetshëm, ta vaksinosh me një nga prototipat që po studiohen, dhe më pas ta infektosh qëllimisht, mund të përshpejtojë zhvillimin e një vaksine dhe mund të jetë e justifikueshme nga këndvështrimi etik, raporton abcnews.al

    Infektimi i qëllimshëm quhet “sfida njerëzore”. Është provuar në të kaluarën për sëmundje si kolera, tifo, gripi dhe i ftohti. Por dy vite më parë u ndalua për një vaksinë kundër Zika, sepse u konsiderua shumë i rrezikshëm. Me koronavirus, ideja u hodh nga një editorial në revistën “Vaksina”: “Sëmundje të jashtëzakonshme kërkojnë zgjidhje të jashtëzakonshme” ishte titulli.

    Pak ditë më pas 35 senatorë amerikanë i shkruan agjencisë federale e cila miraton ilaçet e reja duke i kërkuar autorizimin e infektimit vullnetar. Në muajin qershor dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi një manual për të zhvilluar eksperimentin në mënyrën më të sigurte të mundshme. Një faqe interneti e pavarur, ndërkohë ka mbledhur rreth 30 mijë firma nga persona që janë të gatshëm të përballen me virusin për hir të kërkimeve shkencore, shkruan abcnews.al

    Në eksperimentimin normal, pas marrjes së vaksinës, vullnetarët kthehen në shtëpi dhe rifillojnë normalisht jetën e tyre. Pas disa muajsh, shkencëtarët do të kontrollojnë numrat, sa prej tyre janë prekur nga virusi. Nga krahasimi mes të prekurve të vaksinuar dhe atyre të pa vaksinuar do të vlerësohet dhe efikasiteti i imunizimit. Për të reduktuar muajt e pritjes, që të kuptohet menjëherë se sa mbrojtës është vaksina, lindi ideja e infektimit të qëllimshëm, në laborator.

    Vullnetarët sigurisht që do të jenë të rinj, të shëndetshëm dhe të mirë informuar. Atyre do u garantohet mjekimi më i mirë i mundshëm në rast përkeqësimi të gjendjes shëndetësore. Dhe nëse do të ketë mbingarkesë në sistemin shëndetësor ata do të kenë prioritet. Pavarësisht kësaj rreziku i pasojave serioze me koronavirus ekziston në të gjitha moshat. Por shkencëtarët këmbëngulin se nëse eksperimenti do të kryhet si duhet, do të mundësonte në përshpejtimin e zhvillimit të vaksinës dhe do të mund të shpëtonte miliona jetë, dhe do të lehtësojë ekonomitë e planetit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka dalë hapur në përkrahje të kthimit të rekrutimit të detyrueshëm ushtarak, një sistem që ishte pezulluar...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Pas 14 vitesh, rrjeti televiziv rajonal Al Jazeera Balkans (AJB) zyrtarisht mbyllet – transmetimi i fundit i lajmeve ishte të shtunën (12.7.),...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Presidenti francez Emmanuel Macron ka përshkruar planet për një rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen, duke paralajmëruar se liria e Evropës...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka dalë hapur në përkrahje të kthimit të rekrutimit të detyrueshëm ushtarak, një sistem që ishte pezulluar...
    Lajme14 Korrik 2025
    Malet në Tugjec të Kamenicës janë përfshirë nga zjarri. Fotografi Arian Mavriqi ka publikuar fotografi ku shihet zjarri.    
    Lajme14 Korrik 2025
    Pas një periudhe të gjatë me inflacion të lartë dhe rënie të fuqisë blerëse, punonjësit në Zvicër pritet të përjetojnë një rritje...
    Lajme14 Korrik 2025
    Besim Kelmend, ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit ka pritur në takim një delegacion nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila po vazhdon vizitë se saj në SHBA në mesin e kësaj jave do të kthehet...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka uruar homologun e saj Emmanuel Macron, me rastin e 14 korrikut – Ditës Kombëtare të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.