Vajza e regjisorit të njohur Steven Spielberg, Destry Allyn, është fejuar me aktorin shqiptar Genc Legrand.
Çifti e ka bërë të ditur lajmin përmes llogarive të tyre në Instagram, ku edhe kanë ndarë një foto me unazën në gisht.
“Jam e fejuar! Jam shumë e emocionuar që do ta jetoj jetën me mikun tim më të mirë! Kjo është dita më e bukur e jetës sime. Te dua shumë,” shkruan në postimin dedikuar partnerit të saj prej tre vitesh, 23-vjeçarja.
Genc LeGrand, gjithashtu 23-vjeç, është me origjinë nga Tetova, por është lindur në Zvicër. Për të ndjekur karrierën e tij në aktrim, ai u zhvendos në Los Anxhelos në SHBA, ku edhe u njoh me Destry në vitin 2017 .
Legrand ka bashkëpunuar me Steven Spielberg në filmin “West Side Story”, që pritet të dalë së shpejti në kinema./tch

Të tjera
-
23:08 | 03 Korrik 2022
-
22:59 | 03 Korrik 2022
-
22:57 | 03 Korrik 2022
-
22:41 | 03 Korrik 2022
-
22:35 | 03 Korrik 2022
-
22:18 | 03 Korrik 2022
-
22:10 | 03 Korrik 2022
-
21:46 | 03 Korrik 2022
-
21:39 | 03 Korrik 2022
-
21:32 | 03 Korrik 2022
-
21:29 | 03 Korrik 2022
-
21:10 | 03 Korrik 2022