×
  • Lajme
  • Lajme

    Vajza e Blerim Devollit shpërblehet nga Ministria e Shëndetësisë me licencën për teste PCR të COVID-it

    FrontOnline
    28 Gusht 2020

    Ministria e Shëndetësisë i ka licencuar shumë spitale private me licenca për të kryer teste për COVID, shumicën për teste serologjike, mirëpo hisen kryesore të tortës e ka ndarë për një pjesëtare të familjes oligarkike, vajzën e Blerim Devollit. Laboratori i saj është për momentin i vetmi që po kryen teste PCR, ani pse bashkë me të është licencuar edhe UBT, që për arsye të panjohura këta të fundit ende nuk po e kryejnë, duke ia mundësuar edhe një monopol vajzës së Blerimit.

    Posta dhe Telekomi i Kosovës ende po i lëpinë plagët prej dëmit që ia ka shkaktuar biznismeni Blerim Devolli, kurse udhëheqesit e shtetit të Kosovës nuk kanë vonuar për ta shpërblyer atë edhe me një kontratë tjetër fitimprurëse.

    Ministria e Shëndetësisë i ka licencuar në Kosovë vetëm 2 laboratorë për kryerjen e testimeve PCR për COVID-19, njëri prej të cilëve është në pronësi të vajzës së Blerim Devollit, kurse tjetri i takon universitetit privat UBT.

    “Medical & Laboratory Services SH.P.K” që sipas burimeve të Gazetës Express është në pronësi të Vlera Devollit, është i vetmi laborator që për momentin është duke kryer testime PCR për COVID-19 në Kosovë, pasiqë UBT ende nuk e ka filluar aktivitetin.

    Interesimi i qytetarëve për të kryer teste është marramendës, saqë për të arritur deri tek një termin në këtë qendër mjekësore lista e pritjes është mjaft e gjatë, gjë kjo që flet shumë për këtë lloj të biznesit.

    Në një përgjigje për Express para 3 ditëve nga laboratorin Mjekësor Biokimik-Hematologjik “Medical & Laboratory Services Sh.P.K kanë thënë se deri më datën 2 shtator të gjitha terminët janë të zëna.

    “Na vjen keq. Terminet deri më datë 2 shtator janë të zëna”, kanë thënë nga ky laborator.

    Çmimi për një test PCR në Kosovë varion nga 65 deri në 80 euro, derisa për testim serologjik nga 15 euro deri në 35.

    Pavarësisht se në qendrën e regjistrimit të bizneseve (ARBK) figuron që është në pronësi të Astrit Haxhismajlit, MLS –së i është ndërruar pronësia dhe pritet që këto detaje të rifreskohen së shpejti.

    “Pronësia e laboratorit është shitur, pavarësisht që në qendër të regjistrimit figuron një emër tjetër pronari”, ka thënë ky burim në kushte anonimiteti.

    Nga pronësia në këtë laborator është larguar edhe Jeton Shala. Ai një gjë të tillë e ka konfirmuar për Gazetën Express, duke thënë se tashmë Astrit Haxhismajli është njeriu kryesor në laborator dhe se nuk e di nëse ia ka shitur dikujt tjetër.

    “Unë s’jam qe një kohë të gjatë aty. Nuk e di nëse i është shitur dikujt tjetër. Emri im pas disa dite do të largohet nga aty dhe do të ndryshohen të dhënat”, ka thënë Jeton Shala për Express.

    Gazeta Express gjithashtu sot gjatë ditës ka dërguar pyetje të detajuara në adresë të Medical Laboratory Services rreth pronësisë së laboratorit.

    Ministria e Shëndetësisë ka licencuar deri më tani 29 laboratore për kryerjen e testimeve për COVID. Vetëm dy ta kanë arritur që të fitojnë licencë për kryerjen e testit PCR.

    Kjo nuk është hera e parë që ky mbiemër dhe kjo familja arrinë të përfitojë prej tenderëve të shtetit të Kosovës. PTK është vetëm njëra prej viktimave, ndoshta kryesorja. Të gjitha partitë politike në vend gjatë fushatës zgjedhore u patën zotuar që pas zgjedhjeve, nëse ato e fitojnë pushtetin, do ta ndërpresin kontratën monopoliste për homologim. Në vend të kësaj, krejt cfarë pamë prej kësaj qeverie është edhe një kontratë tjetër.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se kur qytetarët s’kanë para as për t’i paguar faturat, në prapaskenë ndërtohen firma nga...
    Lajme30 Maj 2025
    Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Leposaviq, më saktësisht në fshatin Dobrava, është gjetur pa shenja jete një femër në një...
    Lajme30 Maj 2025
    Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka rrëfyer për kërcënimet me jetë që kishte marrë pas debateve që...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e Misionit të UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, zhvilloi sot një vizitë në rajonin e Mitrovicës,...
    Sport30 Maj 2025
    Disa statistika të publikuara tregojnë se VAR-i ka bërë një numër rekord të ndërhyrjeve në sezonin 2024/2025 në La Liga dhe numrat...
    Lajme30 Maj 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se nuk kanë biseduar ende si subjekt politik nëse do të votojnë pro Fatmir Limajn,...
    Lajme30 Maj 2025
    Që nga 15 prilli i këtij viti e deri më sot, Kuvendi i Kosovës ka dështuar 23 herë radhazi të konstituohet, përkundër...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka bërë një huqje në profilin e tij në Facebook. Ai e ka postuar një fotografi...
    Lajme30 Maj 2025
    Njohësi i ekonomisë Artan Muhaxheri për FrontOnline ka komentuar lidhur me përfshirjen e njerëzve të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje dhe qeverinë Kurti...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.