×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ulet numri i të infektuarve nga coronavirusi, kjo është arsyeja

    FrontOnline
    18 Maj 2020

    Shkencëtarët vazhdojnë të jenë të bindur se ngritja e temperaturave mund të ndikojë pjesërisht në uljen e rasteve të reja me coronavirus.

    Disa studime kanë sugjeruar se vitamina D mund t’i mbrojë njerëzit të mos përballen me pasoja të ashpra nga Covid-19 dhe dielli është një nga burimet më të mira të vitaminës jetike.

    Studiuesit nga Universiteti i Anglisë Lindore krahasuan nivelet mesatare të vitaminës D dhe gjetën një lidhje midis njerëzve që kishin niveleve të ulëta të vitaminës D dhe atyre që ndërronin jetë pasi infektoheshin nga koronavirusi.

    Muaji i kaluar ishte prilli më i ngrohtë përgjatë viteve të fundit. Ekspertët thonë se moti i mirë mund të shpejtojë rënien e epidemisë, i kombinuar me efektet e masave bllokimit. Virusi vdes më shpejt në prani të rrezeve të diellit dhe mbijeton më së miri në kushte shtëpie, zbuloi studimi.

    Me ngrohjen e temperaturave, studimi thekson se ngrohja e kohës një armë tjetër në luftën kundër virusit gjatë verës”. “Do të ishte e papërgjegjshme për ne të themi se ndiejmë se vera do të vrasë plotësisht virusin. Por temperaturat e nxehta do të jenë një ndihmesë e madhe”, thotë ai.

    Çdo ngritje shtesë e temperaturës prej 0.6 gradë shoqërohet me një rënie prej 3.1 për qind të nivelit riprodhues të virusit, të quajtur R0. Kur R0 bie nën 1, epidemia fillon të zhduket.

    Por siç vërejnë shkencëtarët, si çdo hulumtim i ngjashëm deri më tani, edhe ky hulumtim ka konfirmuar se vera nuk do ta ndalë plotësisht pandeminë.

    Shkencëtarët vërejnë se koronavirusi ka të ngjarë të vazhdojë si SARS dhe MERS dhe do të dobësohet gjatë motit të ngrohtë, por do të rikthehet në vjeshtë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.