×
  • Lajme
  • Lajme

    Ujësjellësi me apel: Nuk ka asnjëherë ujë, për ta përdorur në mënyrë të pakontrolluar, siç po ndodhë

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Ujësjellësi Rajonal Prishtina ka publikuar një apel për kursimin e ujit. Sipas këtij institucioni ka filluar shpërdorimi i ujit në mënyrë të pakontrolluar dhe si pasojë ka ankesa nga konsumatorët e pikave të larta furnizuese.

    Apeli i Ujësjellësit:

    Unë dua të KURSEJ ujë, por si ?

    Këtë ua themi ne!

    – Mos lejoni të rrjedhë ujë kot nga rubineti juaj,

    – Mos përdorni ujin e pijshëm për të larë veturat,

    – Mos përdorni ujin e pijshëm për ndërtime në qytet, gjeni alternative të tjera

    – Mos pastroni trotuaret me ujin e pijshëm,

    – Mos harroni të mbyllni rubinetin, pasi lani dhëmbët,

    – Ju mund të kurseni 11 litra ujë në ditë, nëse e ndalni rubinetin gjatë larjes së dhëmbëve,

    – Mos ujitni lulet, kopshtet dhe arat,

    – Paguani rregullisht ujin që konsumoni,

    – Mos lejoni ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujësjellësit,

    – Raportoni kyçjet ilegale,

    – Derisa ju e shpenzoni ujin e pijshëm në mënyrë të pakontrolluar, ju I leni shumë konsumatorë pa ujë të pijshëm,

    – Ju mund të kurseni 19 litra ujë në ditë, nëse shkurtoni dushet vetëm për 2 minuta.

    – Ju mund të kurseni rreth 37 litra ujë në ditë, nëse e lëshoni rrobalarësen vetëm një here në ditë,

    – Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për të shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë.

    Të gjitha këto këshilla po jepen sot nga ne, sepse ka filluar shpërdorimi i ujit në mënyrë të pakontrolluar dhe si pasojë kemi ankesa nga konsumatorët e pikave të larta furnizuese.

    Mos e shpërdoroni ujin e pijshëm, ngase shpërdorimi që ju e bëni, dëmton konsumatorët e tjerë.

    Nuk ka asnjëherë ujë të pijshëm, për ta përdorur në mënyrë të pakontrolluar, ashtu siç po ndodhë ditëve të fundit.

    Ju falënderojmë për mirëkuptim!

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Përkunder takimeve të ditëve të fundit, partitë politike në vend nuk kanë arritur të pajtohen për një president konsensual. Analisti politik Albert...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Teherani ka bërë një deklaratë zyrtare sa i përket tensioneve në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se ata ende nuk i...
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se në rast se nuk siguron një mandat të dytë në krye të shtetit, do...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    SHBA-të thonë se kanë goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që kur filluan operacionet e tyre ushtarake në vend të...
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.