×
  • Lajme
  • Lajme

    Ujësjellësi i Prishtinës kërkon nga qytetarët e tetë komunave që t’i kryejnë pagesat

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Ujësjellësi i Prishtinës ka kërkuar nga qytetarët që të bëjnë pagesat për shërbimet e ujit dhe kanalizimit sipas tyre për dy arsye, mos lejimin e grumbullimit të borxhit dhe për shkak të ruajtjes së qëndrueshmërisë financiare të kompanisë.

    “Ne kërkojmë nga ju që keni mundësi, të bëni pagesa për shërbimet e ujit dhe kanalizimit për dy arsye, mos lejimin e grumbullimit të borxhit tuaj dhe për shkak të ruajtjes së qëndrueshmërisë financiare të kompanisë që ndërlidhet me shërbimet e ofruara, si prodhim, furnizim dhe mirëmbajtje”, thuhet në njoftim.

    Sipas njoftimit, thirrja për pagesë vlen për konsumatorët Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Shtimes, Lipjanit, Drenasit, Graçanicës dhe Podujevës.

    “KRU Prishtina” ka apeluar që gjatë pagesave të respektohen rekomandimet e IKSHPK-së.

    “Nëse vendosni të realizoni pagesë në pikat e arkëtimit, ju lutem respektoni rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për mbajtjen e distancës sociale dhe masat tjera mbrojtëse. Përveç pikave të arkëtimit të KRU”Prishtina” sh.a., pagesa mund të bëni edhe përmes Postës, bankave komerciale dhe institucioneve mikrofinanciare”.

    Ujësjellësi i Prishtinës gjatë muajve të pandemisë ka hasur probleme me pagesat e konsumatorëve dhe ka apeluar kohë pas kohë që qytetarët t’i kryejnë detyrimet financiare ndaj kompanisë.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Armend Zemaj ka thënë sot se kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia janë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, deklaroi për RTK se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, megjithë rëndësinë e tij,...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqëruara me erë, kjo ka bërë që në disa...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar pas kallximit penal të bërë ndaj Lumir Abdixhikut dhe Paris Gurit...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka qëndruar për një vizitë zyrtare në insitucionet kryesore të Prokurorisë në Mbretërinë e Bashkuar. Ambasada...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryetari i Forumit Rinor të LDK’së, Paris Guri ka reaguar pas kallximit penaltë bërë ndaj tij e Lumir Abdixhikut nga Ministri i...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka pritur sot në takim ambasadorin austriak, Georg Schnetzer. Gjatë këtij takimi është...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po shënojnë 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit Shqip, e cila është një nga festat kryesore të tyre....
    Kronika22 Nëntor 2024
    Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, në rrugën që lidh Gjakovën me Prizrenin. Zëdhënësi i policisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.