×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Udhëheqësja e opozitës bjelloruse do të flasë para Këshillit të Sigurimit të OKB-së

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Liderja e opozitës në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya do t’i drejtohet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara gjatë kësaj jave, derisa po vazhdojnë protestat të cilat kërkojnë që lideri autoritar, Alyaksandr Lukashenka, të tërhiqet pas zgjedhjeve të “manipuluara”.

    Sipas ekipit të Tsikhanouskaya, ajo do t’i drejtohet Këshillit të Sigurimit më 4 shtator përmes një video lidhjeje, me ftesë të Estonisë, e cila aktualisht është një anëtar jo i përhershëm i Këshillit.

    Ajo gjithashtu do t’i drejtohet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) katër ditë më vonë, tha zëdhënësi i saj më 31 gusht.

    Tsikhanouskaya ishte kandidate në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit në Bjellorusi.

    Mbështetësit e saj thonë se ajo i fitoi zgjedhjet dhe kundërshtojnë rezultatet zyrtare që e kanë nxjerrë fitues presidentin, Alyaksandr Lukashenka.

    Menjëherë pas shpalljes së rezultateve dhe shpërthimit të protestave, ajo u largua për në Lituani.

    Këto janë protestat më të mëdha që kur vendi shpalli pavarësinë nga ish-Bashkimi Sovjetik më 1991.

    Dhjetëra mijëra bjellorusë protestuan në qendër të kryeqytetit Minsk, më 30 gusht duke brohoritur “largohu” ndërsa u mblodhën jashtë pallatit presidencial, ku Lukashenka aktualisht po qëndron. /REL/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Policia e Shtetit ka bërë të ditur se është arrestuar 39-vjeçari, Marinel Demiri, nga Pojani i Korçës. Në një njoftim të lëshuar...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Pakistani bëri thirrje të shtunën për një hetim “neutral” mbi vrasjet e kryesisht turistëve indianë në Kashmir, për të cilat New Delhi...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Presidenti amerikan, Donald Trump sot ka zhvilluar një takim me presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Vatikan. Tashmë kanë dalë edhe pamje para...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2025
    Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë gjatë muajit prill pritet të mblidhen në Bruksel në kuadër të Komisionit të Përbashkët për të Pagjeturit....
    Lajme26 Prill 2025
    Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ashpër pas paralajmërimeve të Bashkimit Evropian për mundësinë e rrezikimit të mbështetjes...
    Lajme26 Prill 2025
    Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, thotë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është duke u preokupuar me asnjë problem me të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Më shumë se 250,000 besimtarë, figura fetare dhe politike u rreshtuan në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, të shtunën për të...
    Sport26 Prill 2025
    Xherdan Shaqiri vazhdon të shkëlqejë këtë sezon me Baselin, duke u renditur në mesin e lojtarëve më të mirë në 17 ligat...
    Lajme26 Prill 2025
    Apeli kthen në rivendosje vendimin e Themelores, duke anuluar gjobën ndaj avokatit të Naim Murselit Gjykata e Apelit të Kosovës ka kthyer...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.