Policia e Kosovës ka njoftuar se e kanë gjetur një person që ishte lajmëruar i zhdukur.
Policia ka njoftuar se personi që ishte lajmëruar ditë më parë si person i humbur është gjetur në Gjilan.
Sipas informacioneve, ai gjendej në një shtëpi të pabanuar pronari i të cilës gjendej me punë jashtë shtetit.
“Patrullat e policisë së Kosovës së bashku me prokurorin e shtetit kanë dal në vendin e ngjarjes, ku është vërejtur se një dritare e shtëpisë ishte e thyer, ku besohet se aty kishin depërtuar dy të dyshuarit M.K.SH, njëri nga ta i raportuar si i humbur.
Në këtë shtëpi, të dyshuarit kishin qëndruar prej datës 03.09.2020 deri me datën 12.09.2020.
Të dy personat e dyshuar pasi intervistohen në prani të avokatit mbrojtës ,me vendim të prokurorit të shtetit ndaj tyre caktohet masa e ndalimit për 48 orë, nën akuzën e veprimit penal “Cenim i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve”, thuhet në njoftim të policisë së Kosovës.