×
  • Lajme
  • Lajme

    U infektua me COVID-19 para 15 ditësh, Kastrati tregon gjendjen dhe a do të ritestohet

    FrontOnline
    29 Qershor 2020

    Janë bërë 15 ditë prej kur kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, kishte rezultuar pozitiv në testimin për COVID-19. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, po konsideron se Kastrati është shëruar, ndonëse nuk i është nënshtruar ritestimit.

    Në një përgjigje për Express, Kastrati tha se sipas IKSHPK’së, pas gjithsej 17 ditësh, në rastin kur nuk ka simptoma tutje, ai konsiderohet i shëruar nga koronavirusi.

    “Kam biseduar me ta dhe më kanë thënë se përderisa nuk kam simptoma fare, mjafton të qëndroj në izolim 14+3 ditë dhe konsiderohet që jam i shëruar, dhe nuk kam nevojë për ritestim. Sot është dita e 15’të prej kur e kam bërë testin”, ka thënë Kastrati.

    Kastrati ishte konfirmuar pozitiv në testimet për COVID-19 më 16 qershor.

    Në një postim në Facebook ai kishte treguar se virusin e kishte marrë si pasojë e kontaktit me një person të infektuar.

    “Javën e kaluar kam pasur kontakt me një koleg nga Prishtina. Para dy ditësh kolegu ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Në momentin që e kam kuptuar që ai ka bërë testin jam vetizoluar, ndërsa dje jam paraqitur për të bërë testin. Sot jam informuar që testi ka dalur pozitiv. Nuk kam asnjë simptomë por do të qëndroj i vetizoluar sipas rekomandimeve të IKShPK-së”, kishte shkruar Kastrati.

    Ai gjatë kohës sa kishte qenë i infektuar me virusin COVID-19, kishte bërë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe se nuk ka komplikime shtesë.

    Po ashtu, kontaktet e Kastratit kishin rezultuar negative në testimet për koronavirus.

    Ndërkohë, numri total i personave të infektuar me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 2677.

    Nga ta janë shëruar 1425 persona, ndërkaq numri personave të vdekur si pasojë e koronavirust ka shkuar në 49.

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.