×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Turqia ndalon vizatimet e ylbereve nga fëmijët, thotë se kjo i bën gej: Erdoganit i bie popullariteti

    FrontOnline
    15 Maj 2020

    Si shumë fëmijë në mbarë botën që po rrinë në shtëpi në vend të shkollës, edhe ata në Turqi ishin inkurajuar që të pikturonin ylbere dhe t’i vendosnin në dritare për t’i dhënë pakëz gëzim vendit gjatë sfidës me pandeminë e koronavirusit. Por, menjëherë pasuan reagimet se ylberet ishin pjesë e një “komploti” për t’i kthyer fëmijët në gej.

    Në vend se ta rrisnin moralin e njerëzve, ylberet e karantinave janë bërë një tjetër simbol i ndarjes, fushëbeteja e fundit në një vend të ndarë nga politika dhe religjioni, shkruan The Guardian.

    “Për fat të keq, ky lloj i mentalitetit anti-LGBT1 është i shprëndarë edhe nëse njerëzit e thjeshtë nuk shohin asnjë lidhje mes pikturave të fëmijëve dhe të drejtave të gejëve.” – tha Meral Gylsen, përfaqësuese e sindikatës së mësuesve.

    “S’e di nëse urdhrat (për ndalimin e këtyre vizatimeve) kanë edhe mbështetjen e qeverisë.” – vazhdoi ajo.

    Derisa Turqia po sheh përpara krizën e dytë financiare në po aq vjet, mbështetja për partinë e Erdoganit po zbehet ndërkohë që këtij të fundit i ka mbetur mundësia që të kapitalizojë forma të reja për të marrë mbështetje populiste.

    Megjithëse homoseksualiteti është legal në Turqi, komuniteti LGBTQ përballet me stigmë dhe paragjykim të madh dhe shpesh është target nga politikanët dhe komentarët konservatorë.

    “Është shumë e trishtë se si bukuria e natyrshme e ylbereve menjëherë lidhet me agjenda politike në Turqi,” tha aktivisti Aydinç Yuksel.

    “Por, është goxha tipike për qeverinë që ta bëj dikë kurban për problemet e saj. Me koronavirusin ishin kinezët në fillim (fajtori), dhe tash, duket se u bëmë ne (LGBTQ).” – vazhdoi ai.

    Megjithatë, popullariteti i Erdoganit ka rënë dhe aktualisht sipas sondazheve është vetëm politikani i katërt më i besuar në Turqi.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.