×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tritol shtëpisë së një personi në Vlorë, arrestohet autori dhe porositësi

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Autoritetet finalizuan operacioni policor të koduar  “Porositësi”, në kuadër të të cilit u kap në flagrancë shtetasi M. G. 34 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

    Ky shtetas, më datë 14.06.2020, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë, ka tentuar të vendosë një sasi lënde plasëse në oborrin e banesës së shtetasit A. D., por falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë u parandalua shpërthimi i lëndës eksplozive, pasi autori u kap në flagrancë në momentin që po vendoste lëndën eksplozive.

    Falë punës profesionale dhe hetimore u bë i mundur dokumentimi i plotë i kësaj ngjarjeje, duke çuar në identifikimin, kapjen dhe arrestimin e porositësit, konkretisht shtetasit B. A., 50 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

    Nga kontrolli i ushtruar në banesat e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një bazë materialesh, të listuara si më poshtë:

    1 armë zjarri e llojit revolver me dy fishekë, 2 sasi lënde të dyshuara eksplozive të llojit tritol, të montuara me kapsollë detonatorë me fitil zjarrpërcjellës, 21 doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit kokainë, 1 dozë e dyshuar lëndë narkotike e llojit heroinë, 1 peshore elektronike për peshimin e lëndës narkotike, 3 automjete (njëri rezulton i vjedhur në shtetin grek), 3 aparate celularë, targa të vjedhura, biçikletë etj. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

    Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Vlorës, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprime të mëtejshme.

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2023
    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se forcat e armatosura të vendit të tij vranë rreth gjysmën e komandantëve të Hamasit gjatë operacioneve...
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2023
    Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se, nëse ai kthehet në pushtet në vitin 2025, ai nuk do të jetë diktator "përveç...
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2023
    Një ngjarje e shokuese, ka ndodhur në SHBA ku një 13 vjeçar ka vrarë nënën e tij me thikë dhe më pas...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2023
    Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se, nëse ai kthehet në pushtet në vitin 2025, ai nuk do të jetë diktator "përveç...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Parashkrimi i numrit të madh të lëndëve, vazhdon të jetë sfida kryesore në sistemin e Drejtësisë. Këtë e theksoi hulumtuesi i lartë...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Takimi i kryeministrit Albin Kurti me njësitin elitar të Policisë së Kosovës më 15 nëntor përfundoi pa sukses. Pas këtij takimi, ky...
    Ekonomi06 Dhjetor 2023
    Policia e Kosovës, në asistimin e Njësitit Anti-kontrabandë nga Dogana e Kosovës dhe ATK-së me qëllim të luftimit të Ekonomisë jo formale,...
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2023
    Një ngjarje e shokuese, ka ndodhur në SHBA ku një 13 vjeçar ka vrarë nënën e tij me thikë dhe më pas...
    Kronika06 Dhjetor 2023
    Në një objekt banesor janë përfshirë nga zjarri orët e rrymës në rrethana të panjohura. Në raportin 24 orësh të Policisë së...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.