Agjencia Kundër korrupsion ka publikuar formularët e deklarimit të pasurisë.
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka deklaruar 3 pasuri të paluajtshme në vlerë 420 mijë euro, raporton Front Online.
Ministri në posedim ka edhe një veturë në vlerë 13 mijë e 500 euro.
Teksa para të kursyera në bankë i ka vetëm 6 mijë euro.
Në ndërkohë, Zemaj ka deklaruar edhe të hyrat vjetore. 25 mijë e 783 euro ai i ka marrë pagë vjetore nga Kuvendi i Kosovës, ndërsa 1.292 euro mëditje. /Front Online