×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Nuk mund të ndodh ardhja e kryeministrit shqiptar në Maqedoninë e Veriut

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi thotë se nuk mund të ndodh që me Maqedoninë e Veriut të udhëheq një kryeministër shqiptar. Për situatën aktuale atje, ai ka folur i ftuar në emisionin Pressing në T7.

    Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, që në zgjedhjet e 15 korrikut në Maqedoninë e Veriut është në koalicion me Alternativën e Afrim Gashit, pati paralajmëruar liderët e dy partive maqedonase Zoran Zaevin e LSDM’së dhe Hristijan Mickoskin e VMRO-DPMNE’së, se shqiptarët do ta bëjnë qeverinë e tyre.

    Por Thaçi thotë se gjendja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut nuk mund të krahasohet me ata në Serbi. Sipas tij në Shkup, shqiptarët mund të kenë ndikimin e tyre në formimin apo rrëzimin e një qeverie. Kështu, sipas tij, nuk mund të ndodh zgjedhja e një kryeministri shqiptar.

    “Shqiptarët në Maqedoni duhet të kenë pozitë dhe opozitë. Unifikimi i faktorit politik shqiptar çon drejt rritjes së numrave . Ne kurrë nëpërmjet numrave nuk do të arrijmë të fitojmë”, shpjegon Thaçi.

    Ai edhe një herë ka kritikuar rivalin politik, Ali Ahmeti. Thotë se ndikimi i tij është rritur “me kontributin e madh të politikanëve të Kosovës”.

    “Ali Ahmeti është i përjashtuar nga shtabi i Përgjithshëm i UÇK’së, ka dokument për këtë dhe arsyet dihen se pse ai është përjashtuar”, thotë Thaçi.

    Ai ka kritikuar edhe kandidatin e BDI’së për kryeministër, Naser Ziberi, për të cilin Ahmeti thotë se është kandidat mbipartiak.

    Nga Rubrika
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...
    Front TV04 Mars 2026
    Kryeministri Albin Kurti, për emrin e presidentit tha që përgjigja është çështje orësh. “Jemi duke shkuar në mbledhjen e GP, besoni qe...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeakademikja Justina Pula është emri i cili ka mbështetjen më të madhe në diskutimet për presidente konsensuale, brenda Partisë Demokratike të Kosovës,...
    Lajme04 Mars 2026
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se, në kuadër të hetimeve intensive dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë...
    Lifestyle04 Mars 2026
    Këshilla të rëndësishme që duhet t’i ndiqni para se të përdorni mikrovalën. Nëse vendosni ushqimet e gabuara, në mikrovalë mund t’ju sëmurë,...
    Opinione04 Mars 2026
    Shkruan: Petrit Selimi Albin Kurti është lideri i parë partiak në historinë e demokracisë kosovare që ka opsione të shumëfishta me zgjedhë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.