Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në “facebook”, ka kujtuar mantelbardhët që humbën jetën nga COVID-19.
Thaçi është shprehur se mantelbardhët janë heronjtë e betejës kundër pandemisë
Shkrimi i plotë:
Ishin gjithnjë në shërbim të qytetarëve, duke u kujdesur për lehtësimin e dhimbjeve dhe shërimin e tyre. Por, në përballje me COVID-19, humbën jetën. Mantelbardhët janë heronjtë e betejës kundër pandemisë. Kujtimi për Fadilin, Aliun, Sylejmanin, Lulzimin, Kujtimin dhe për çdo qytetar që humbi jetën në këtë betejë do të jetë i përjetshëm. HTH ??