×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi flet për votën e deputetit Shala: Unë sugjerime dhe këshilla kushdo që kërkon nga ana ime, i jap

    FrontOnline
    09 Qershor 2020

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci në emisionin Rubikon foli për për votën e deputetit të Haxhi Shalës, ai tha se Kushtetuta dhe ligjet nuk ia ndalojnë që të shprehë opinionet dhe këshillat e tij duke shtuar se edhe ish-kryeministrit Albin Kurtit i kishte dhënë këshilla, por se ky i fundit nuk i përfilli ato.

    “Nuk ma ndalon Kushtetuta dhe ligji që unë të jap opinion për çështje të caktuara por edhe këshilla. Unë i kam dhënë sugjerime dhe këshilla edhe Kurtit se si duhet të lëvizet përpara dhe sikur t’i respektonte ato sugjerime sot do të ishte gjendja më ndryshe, më e favorshme për të, në veçanti që të punojë më tepër në çtensionimin e situatës politike në Kosovë që të ulet ajo armiqësi me opozitën, të ketë sjellje më konstruktive me partnerët e koalicionit, jo vetëm me LDK-në, por edhe me të tjerët. Po ashtu, që të ndërtohet një platformë e ecjes përpara në kuptimin e situatës së pandemisë dhe të ketë bashkëpunim edhe institucional edhe ndërpartiak”.

    “Unë sugjerimet dhe këshillat kushdo që kërkon nga ana ime, kushdo që të jetë pozitë dhe opozitë, lider partiak, deputet apo bartës i institucioneve, apo njerëz që punojnë në institucione, i jap. Në anën tjetër unë takoj njerëz të ndryshëm, të kategorive të ndryshme që përfaqësojnë komunitete krejt të ndryshme për të diskutuar dhe kur kërkohet ndonjë rekomandim nga ana ime unë nuk hezitoj që të jap”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.