×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tetova, qyteti i dytë me më shumë të infektuar nga koronavirusi

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Komuna e Tetovës me rrethinë sot ka regjistruar 9 raste të reja me virus korona, nga të cilat 6 në Tetovë, 1 në Bogovinë dhe 2 në Zhelinë.

    Edhe pse dy ditët e fundit kjo komunë ka numër një shifrorë të të infektuarve, e njëjta vazhdon të renditet e dyta në listë, menjëherë pas Shkupit për nga numri i rasteve aktive, respektivisht 391.

    Qytetarët, shifrat e dy ditëve të fundit i shohin si sinjal pozitiv, mirëpo apelojnë që edhe ata më pak të disiplinuar të fillojnë të mbajnë maska dhe të respektojnë distancën.

    “Unë e shoh që i mbajnë maskat, por i mbajnë nën qafë. Unë kam pasur një fqinjë në Reçicë,

    “Çfarë të ju them. Ata duhet ta dinë më se duhet të mbrojnë veten dhe të tjerët.- A mendoni se me kalimin e kohës njerëzit kanë filluar më shumë t’i mbajnë maska?- Po.

    “Më mirë është t’i mbajmë. Por si respektojnë. Jo, më pak i mbajnë.

    “Po duhet të vetëdijesohen.

    “Nuk respektojnë, çdonjëri për vete. Unë jam i gjeneratës më të vjetër dhe jam më i disiplinuar.”

    Banorët e Tetovës kanë frikë se radhët e gjata para postave dhe bankave mund të sjellin infektim masiv të tyre.

    “ Ata janë për çdo kritikë. Vetëm se duhet të kenë parasysh, bankat, postat, lokalet e mëdha, të cilët nuk i mbajnë brenda, aty është vendi për kultivimin e COVID-it. Atje është shumë rrezik i madh. Në vend që një kartelë të ia dërgojnë me postë, ato rrinë presin nga 12 orë aty.

    Në qytetin e Tetovës ka gjithsej katër vatra të virusit korona.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Pas një dite me temperatura të larta, moti pritet të përkeqësohet ndjeshëm gjatë mbrëmjes së së shtunës. Sipas paralajmërimeve të fundit, disa...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Kancelari gjerman Friedrich Merz do të udhëtojë për në Uashington javën e ardhshme për t’u takuar me presidentin amerikanDonald Trump, me luftën...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Polonia do të mbajë një balotazh presidencial të dielën midis dy kandidatëve që ofrojnë vizione krejtësisht të ndryshme për të ardhmen e...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2025
    Juristja e medieve, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, do të...
    Lajme31 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, kduke folur për Marrëveshjen Bazike, ka thënë se...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë të enjten, më...
    Lajme31 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se sot ka shkuar për të parë nga afër stërvitjet në kuadër të “Defender Europe...
    Lajme31 Maj 2025
    Kosovën do ta vizitojë për tre ditë me radhë ministri i Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Këtë e bëri...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Deri më tani, Rusia u ka rezistuar thirrjeve perëndimore për një armëpushim për luftën e saj në Ukrainë. Dhe, deri më tani,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.