Kryetari i Tiranës Erion Veliaj është takuar me arkitektin e njohur nga Kosova Përparim Rama të cilin e ka cilësuar si arkitektin më të talentuar kosovar.
Veliaj e ka përmendur faktin se të dy janë shëruar nga COVID-19, derisa ka njoftuar se grupi i arkitektëve që Rama e drejton është në mesin e finalistëve për objektin e ri të Bashkisë së Tiranës.
“Gjithmonë një kënaqësi ta takoj Përparim Ramën – arkitekti më i talentuar britaniko-shqiptar nga Kosova. Pasi të dy jemi shëruar nga COVID-19, ne diskutuam për rolin e arkitekturës në ‘normalitetin e ri’. Grupi i tij 4M është në mesin e 10 finalistëve për Bashkinë e re të Tiranës”, ka shkruar Veliaj në Twitter.
Always a delight meeting Perparim Rama – a most talented British-Albanian architect from Kosova! ??????
Having both recovered from #COVID19, we reckoned on the role of architecture in the “new normal”. ?
His 4M group is one of the 10 finalists for the new Tirana City Hall. ? pic.twitter.com/5bvhKrSU4V
— Erion Veliaj ?♂️?⚽️?? (@erionveliaj) August 26, 2020