×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Të ardhurat nga puna jashtë – Kaluan vlerën 200 milionë euro në tremujorin I

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Të ardhurat nga puna jashtë vendit kaluan vlerën e 200 milionë eurove në tremujorin e parë të këtij viti. Kjo shifër përfshin dërgesat e emigrantëve, por edhe të ardhurat e shtetasve shqiptarë nga puna sezonale ose në distancë jashtë vendit. Sipas Bankës së Shqipërisë për 3-mujorin e parë të këtij këto të ardhura kishin vlerën e 202 milionë eurove, ndërsa të njëjtën periudhë të një viti më parë kishin qenë lehtësisht më të larta, në shumën e 204 milionë eurove.

    Vitin e kaluar këto të ardhura kaluan pragun e 1 miliardë eurove dhe kishin një vlerë të përafërt me investimet e huaja direkte.

    Vala e dytë e emigracionit shqiptar, pas vitit 2010, ka bërë që remitancat t’i kthehen një rritjeje të lehtë, vit pas viti. Dërgesat e emigrantëve janë një burim tejet i rëndësishëm për mbrojtjen e shtresave më të varfra.

    Një studim i Bankës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Bankën Botërore, ka treguar se remitancat janë burim të ardhurash për rreth 26% të familjeve shqiptare. Dërgesat nga jashtë përbëjnë 90% të të ardhurave të familjeve marrëse, çka tregon se rreth një e katërta e familjeve në Shqipëri varen pothuajse ekskluzivisht prej tyre.

    Megjithatë, veç remitancave, në vitet e fundit një peshë në rritje po fitojnë të ardhurat nga puna jashtë vendit e individëve rezidentë në Shqipëri. Veç punësimit sezonal, kjo lidhet sidomos me punën në distancë ose ofrimin e shërbimeve për kompani të huaja. Një shembull tipik janë shërbimet call-center ose shërbimet e teknologjisë së informacionit, që kompanitë e huaja i kontraktojnë në vende me kosto më të lirë të punës, siç është Shqipëria.

    Kriza e shkaktuar nga epidemia e Covid -19 pritet që të prekë këtë vit edhe të ardhurat nga jashtë dhe kryesisht remitancat. I gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor pritet të pësojë edhe rënie të dërgesave të emigrantëve, që, sipas Bankës Botërore pritet të jetë sa rreth 0.5% e PBB-së.

    Nga Rubrika
    Ekonomi17 Maj 2025
    Që prej pandemisë COVID-19, në Kosovë e më gjerë flitet për rritje çmimesh. Ky trend ka vazhduar edhe në muajt e parë...
    Ekonomi09 Maj 2025
    Sot Kosova feston Ditën e Evropës, por është shteti i vetëm në Ballkan dhe më gjerë e cila që dy vite është...
    Ekonomi02 Maj 2025
    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka ngritur shqetësimin që dështimi i krijimit të institucioneve të reja do të cenojnë miliona...
    Të tjera
    Lajme22 Maj 2025
    Një 15-vjeçar ka humbur jetën pasditen e së enjtes në rrugën për në fshatin Bërnicë të Prishtinës, si pasojë e një vetaksidenti...
    Lajme22 Maj 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi u takua me Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja...
    Lajme22 Maj 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallasin. Në takim, Abdixhiku ia...
    Lajme22 Maj 2025
    Zv/ministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, i cili është edhe anëtar i VV’së, ka akuzuarndërkombëtarët se kanë nxitur trazira në veri. Lidhur...
    Lajme22 Maj 2025
    Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë bërë thirrje urgjente për vaksinim, pas rritjes së ndjeshme të...
    Lajme22 Maj 2025
    Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas tha se është duke u angazhuar në procesin e normalizimit në mes të Kosovë-Serbi, sepse kjo është...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.