×
  • Lajme
  • Lajme

    Tavolina e Brukselit gati për korrik, Stano: Presim të vazhdojë dialogu, pavarësisht aktakuzës ndaj Thaçit

    FrontOnline
    25 Qershor 2020

    Bashkimi Evropian pret që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë të rinis në muajin korrik, pavarësisht zhvillimeve të fundit politike në vend që ndërlidhen me aktakuzën kundër presidentit Hashim Thaçi nga Prokuroria Speciale e Hagës.

    Një gjë të tillë e ka thënë Peter Stano, zëdhënës i Përfaqësuesit të Lartë të BE’së, Josep Borell, në një konferencë për media.

    “Kur bëhet fjalë për normalizimin e raporteve Prishtinë-Beograd, atëherë ne po flasim për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ky dialog nuk ka alternativë. Ne kemi premtime nga dy palët që dialogu do të vazhdojë dhe ne presim që të ndodh në korrik”, ka thënë Stano.

    Ai ka thënë se është Kosova ajo që vendos se kush e përfaqëson në takimet në Bruksel, dhe se Bashkimi Evropian nuk merret me një gjë të tillë.

    “Varet nga Kosova se kënd e zgjedh për të përfaqësuar më së miri interesat e tij në situatën aktuale”, ka thënë Stano.

    Zëdhënësi i BE’së tutje ka thënë se Kosova e Serbia e dinë rëndësinë e madhe të vazhdimit të dialogut dhe përfitimet që do të kenë njerëzit në të dy shtetet, si dhe gjithashtu për përparimin e dy shteteve në rrugën e integrimit dhe afrimit me BE’në.

    “E ardhmja evropian e popullit të Kosovës dhe Serbisë kalon përmes një dialogu të ndërmjetësuar nga BE”, ka shtuar tutje.

    Gjithashtu Stano ka thënë se BE’ja pret që institucionet e Kosovës të respektojnë detyrimet e marra sa i përket sundimit të ligjit dhe mandatit të Prokurorisë Speciale dhe të përcaktojë se kush do t’i përfaqësojë në dialog.

    “Përveç dialogut me Beogradin, autoritetet e Kosovës duhet të bëjnë shumë për të lehtësuar pasojat e pandemisë së virusit korona, por edhe për t’i kushtuar tërë energjinë dhe vëmendjen e tyre çështjeve ekonomike, shëndetësore dhe sociale”, ka përfunduar Stano./Express/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë se është nevojshme që të ketë një format të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Politikani serb nga Mitrovica e Veriut, Aleksandar Arsenijeviq, i ka larguar dekorimet nga sheshi i këtij qyteti. Ai përmes një videoje propagandoi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat në lidhje me gjendjen në pikat kufitare. MPB ka bërë të ditur se pritjet...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.