×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tajlanda raporton rastin e parë të bartjes lokale të virusit pas 100 ditësh

    FrontOnline
    03 Shtator 2020

    Tajlanda ka raportuar për rastin e parë të bartjes lokale të koronavirusit në 100 ditë, pasi një i burgosur është konfirmuar se është i infektuar me COVID-19, shkruan “The Guardian”.

    Një 37-vjeçar, që punon si DJ, ka testuar pozitiv në qendrën shëndetësore në burg. Dhjetëra kontakte janë testuar, përfshirë anëtarët e familjes, njerëzit që i ka takuar në gjyq dhe të burgosurit tjerë. Ai është arrestuar për drogë më 26 gusht.

    Tajlanda kishte 100 ditë pa regjistruar rast të ri me koronavirus, dhe nuk është e qartë se si është infektuar i burgosuri. Rasti i fundit i brendshëm ishte më 24 maj.

    Shteti ka arritur të menaxhojë mjaft mirë pandeminë, ndonëse kryeqendra Bangkoku, është një nga qytetet më të vizituara në botë. Që nga janari, kur Tajlanda u bë shteti i parë jashtë Kinës që regjistroi rast me COVID-19, janë regjistruar 58 të vdekur nga virusi në këtë shtet aziatik.

    Masat e mbylljes të prezantuara në mars, janë lehtësuar dhe bizneset janë rihapur. Mirëpo mbesin në fuqi masat strikte në kufi. Tajlandezët që kthehen nga jashtë duhet të kalojnë 14 ditë në karantinë, ndërsa turistët nuk lejohen të futen në vend.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Shkurt 2025
    Tre burra u dërguan në spital, dy me plagë të rënda, pas incidentit në lagjen Stoneybatter. Një burrë është arrestuar pasi tre...
    Bota/Rajoni09 Shkurt 2025
    Një helikopter u rrëzua në një pyll në Gjermani. Sipas policisë, dy persona kanë mbetur të vdekur, sipas BILD. Siç bëhet e...
    Bota/Rajoni09 Shkurt 2025
    Taksat e importit të Kinës për disa mallra amerikane do të hyjnë në fuqi të hënën pasi lufta tregtare midis dy ekonomive...
    Të tjera
    Lajme09 Shkurt 2025
    Analisti Agon Maliqi ka thënë se është skandaloze që ëeb faqja e KQZ’së nuk po funksionon. Ai shtoi se dikush në KQZ...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Lëvizja Vetëvendosje po prin me 55.77% kur janë numëruar 23.65% të votave apo 599 kuti nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. E dyta...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Web faqja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po ka vështirësi në funksionimin e saj. Ajo nganjëherë nuk po hapet e nganjëherë nuk...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Albert Krasniqi nga Demokracia në Veprim ka deklaruar se nga rezultatet e Exit Poll-ve të publikuara në mediat kosovare del se asnjë...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 5.29% të votave. Sipas këtyre rezultateve, në Mitrovicë Lëvizja Vetëvendosje ka 55.66% të votave  ...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 5.29% të votave. Sipas këtyre rezultateve, në Prizren Lëvizja Vetëvendosje ka 32.96% të votave  ...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.