×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri i reagon Kurtit pas letrës së dërguar ambasadorëve: Deputetët tuaj nuk votuan ligjet për luftimin e pandemisë

    FrontOnline
    10 Gusht 2020

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka reaguar pas letrës së liderit të LVV-së, Albin Kurti drejtuar ambasadorëve të huaj në vend, ku u kërkon ndihmë për menaxhimin e pandemisë.

    Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se pikërisht deputetët e partisë së Kurtit, nuk i votuan ligjet për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të goditur nga pandemia.

    “Fshehja e përgjegjësisë dhe hipokrizia përballë kësaj situate nuk mund të kamuflohen me simbolika dashamirëse”, ka shkruar Tahiri.

    Postimi i plotë:

    Sot, Albin Kurti u kërkoi ndihmë shteteve mike të Kosovës, por javën që lamë pas ishin pikërisht deputetët e partisë së tij që nuk votuan ligjet e nevojshme për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të goditur nga pandemia, në mes tjerash ligjin që mundëson tërheqjen e 10 % të parave nga Trusti. Pra, kishte mundësi t’ua lehtësonte barrën qytetarëve, por Kurti dhe deputetët e tij nuk e bënë këtë. Ashtu siç nuk e bënë as kur e qeverisnin vendin.

    Fshehja e përgjegjësisë dhe hipokrizia përballë kësaj situate nuk mund të kamuflohen me simbolika dashamirëse.
    Natyrisht se Kosova ka nevojë për ndihmën e vendeve mike. Por, vendet mike duhet po ashtu t’i kursejmë nga përgjegjësitë që na takojnë neve si politikanë, prej të cilave komplet Vetëvendosja dhe lideri i saj kanë hequr dorë.

     

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.