Janë arrestuar tre persona dje në Mitrovicë, pasi të njëjtit kanë sulmuar, fyer e kërcënuar personin zyrtar.
Njëri prej të dyshuarve është arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë shoqëruar në stacionin policor, njofton raporti 24 orësh i policisë.
Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.