×
  • Lajme
  • Lajme

    Stoltenberg e Hoti takohen nesër, NATO vendos masa shtesë në Kosovë

    FrontOnline
    07 Shtator 2020

    StoltenbergNjë incident i ndodhur para dy javësh në Kosovë kur forcat ushtarake serbe hynë deri në brendësi të kufirit kosovar në zonën e Karaçevës, por edhe mundësia që influenca ruse të trazojë ujërat në një kohë që synohet dialogu mes Serbisë dhe Kosovës, kanë shtyrë NATO-n që të ndërmarrë masa emergjente.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të presë nesër në selinë qendrore të Aleancës në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, ku do t’i bëjë prezent masat e reja të KFOR-it për një periudhë të gjatë kohe, transmeton Shqip.

    NATO, në një deklaratë për shtyp në lidhje për takimin e kreut të Aleancës me kryeministrin Hoti, theksoi se “NATO mbështet procesin e normalizimit midis Prishtinës dhe Beogradit dhe është e rëndësishme që kjo të vazhdojë. Kjo është thelbësore për paqen dhe sigurinë rajonale. Dialogu konstruktiv është thelbësor për stabilitetin rajonal.

    KFOR do të marrë masat e nevojshme për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt në Kosovë gjatë gjithë kohës, për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë, në përputhje me mandatin e tij të OKB që rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara; dhe ne vazhdojmë të mbështesim plotësisht dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE…”

    Sipas zyrtareve te NATO-s “Nuk do të ketë perspektivë reale për një të ardhme më të mirë në Ballkan, as për serbët dhe as për shqiptarët, pa respekt të plotë për të drejtat e njeriut dhe për të drejtat e të gjitha komuniteteve…”

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2025
    Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka thënë se Kosova është në rrugë të mirë dhe se këtë e ka...
    Lajme17 Maj 2025
    Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka folur për situatën që është në vend tash e disa javë, pasi ende...
    Lajme17 Maj 2025
    Nuk mendoj se është gjëja e duhur që edhe pas 25 vjetësh ka ende vende të cilat nuk e njohin Kosovën, kjo...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz. Osmani tha se Gjermania ka qenë prej kohësh në...
    Lajme17 Maj 2025
    Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se janë përkujtuar dëshmorët Musli Nebih Demaku dhe Driton Musli Demaku. Në një postim në...
    Lajme17 Maj 2025
    Zëvendës Komandanti i misionit të KFOR-it, Gjenerali i Brigadës Cahit Irican, kryesoi transferimin e autoritetit të kontingjentit grek. Në një postim në...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Hamasi thotë se negociatorët e tij kanë hapur një raund të ri bisedimesh që synojnë t’i japin fund luftës në Gaza, disa...
    Lajme17 Maj 2025
    Sala Jashari, bashkëkryesuese e seancës konstituive, njëherit deputete e PDK-së ka thënë se kërkesa e Vetëvendosjes që seancat të mbahen një herë...
    Lajme17 Maj 2025
    Sot është zhvilluar edhe tentativa e 17-të për konstitumin e Kuvendit, e cila, si tentimet e tjera nga seanca, ka përfunduar pa...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.