×
  • Lajme
  • Lajme

    Stacioni i autobusëve ka humbur afër gjysmë milion euro për shkak të pandemisë

    FrontOnline
    20 Shtator 2020

    Situata e pandemisë dhe masat kufizuese që ishin ndërmarrë kundër virusit, i ka shkaktuar dëme të mëdha edhe Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.Drejtori i stacionit të autobusëve në Prishtinë, Luan Hoti ka thënë se situata financiare në stacionin e autobusëve ka qenë shumë e vështirë, gjë që ka rezultuar me humbje të afër gjysmë milion euro në këtë ndërmarrje.

    “Duke pasur parasysh që peronizimi është shërbimi kryesor i cili ne krijojmë të hyrat kryesore për ndërmarrjen, ku shërbimi i peronizimit na sjellë më shumë se 60 përqind të të hyrave, edhe ne nëse analizojmë se kemi rënie për afërsisht prej 50 përqind, normal që kjo humbje është rreth 50 përqind në totalin e të gjitha të hyrave, pra nëse përafërsisht të hyra kemi rreth 1 milion, atëherë për një vit besoj që humbjet janë rreth gjysmë milioni”, ka thënë Hoti.

    Hoti ka thënë se gjatë periudhës 6 mujore të këtij viti ka pasur rënie të mëdha të linjave ndër urbane dh atyre ndërkombëtare.“Sipas analizave të cilat i kemi bërë, apo statistikave të cilat janë të paraqitura në raportet tona tre mujore dhe gjashtë mujore shihet qartë që në krahasim me vitin e kaluar në periudhën gjashtë mujore kemi rënie të mëdha të linjave, si atyre ndërkombëtare por edhe atyre ndër urbane.

    Pra sipas shënimeve të cilat i kam, të cilat i kam marrë nga departamenti i caktuar i cili merret me analizimin e linjave, sa i përket linjave ndër urbane kemi rreth 41 për qind me pak linja të mbajtura në krahasim me vitin e kaluar, po ashtu e njëjta situatë është edhe me linjën ndërkombëtare ku kemi rreth 47 për qind linja më pak ndërkombëtare, në krahasim me vitin e kaluar. Pra po flasim për periudhën kohore, 1 janar deri 30 qershor të këtij viti”, ka thënë Hoti.

    Në statistikat e nxjerra nga departamenti që merret me analizimin e linjave, në muajin prill dhe maj të këtij viti, krahasuar me vitin e kaluar ka pasur rënie prej 100 përqind, pasi që me vendimin e qeverisë, linjat nuk kanë punuar.

    Hoti ka deklaruar se nga qershori ka filluar së funksionuari linjat ndër urbane, ndërsa sa i për ketë linjave ndërkombëtare, ai ka thënë se ka një rënie dukshëm të madhe.“Me 13 mars sipas vendimit të qeverisë është ndalë qarkullimi i të gjitha linjave, si i atyre ndër urbane, dhe ndërkombëtare, pra kjo situatë ka mbretëruar deri në 18 maj të këtij viti, me 18 maj kemi pa disa lëvizje të vogla të disa auto transportuesve sepse në atë kohë ka qenë një mos koordinim i mirë në mes të udhëzimit administrativ, apo vendimit të qeverisë sa i për ketë linjave të cilat janë liruar dhe lëvizjes apo qytetarëve./KP/

    Kjo gjë është ndryshuar në fillim të muajit qershor, pikërisht me një qershor është heq kufizimi i lëvizshmërisë së njerëzve dhe me një qershor kanë filluar shumica e linjave ndër urbane të mbahen, ndërsa sa i përket linjave ndërkombëtare ende kemi pasur, kemi një mungesë të tyre, respektivisht kemi një ulje të madhe sa i përket linjave ndërkombëtare”, ka thënë Hoti.

    Hoti ka thënë se ende ka kufizime në qarkullim me shtetet evropiane dhe ato fqinje, pos Shqipërisë. Ai ka thënë se numri i linjave të autobusëve është dukshëm më i vogël, krahasuar me numrin që kishin më herët.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2025
    Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i është përgjigjur Kurtit pas sulmeve që ky i fundit sot ua ka bërë partive e deputetëve...
    Lajme31 Maj 2025
    Me një grup prej mbi 50 personash, përfshirë pjesëtarë të Divizionit Malor të Ushtrisë Gjermane që shërbejnë në KFOR, ambasadori gjerman në...
    Lajme31 Maj 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një intervistë për televizionin A2CNN në Shqipëri me datën 27 maj, kishte deklaruar se 70 %...
    Të tjera
    Kronika31 Maj 2025
    Një 22-vjeçar nga Prishtina është ndaluar nga policia në Kukës, nën dyshimin se nuk deklaroi në kufi të hollat. Policia ka bërë...
    Kronika31 Maj 2025
    Në Morinë është arrestuar 30-vjeçari kosovar, V.M., nën dyshimin se ka trafikuar lëndë narkotike. Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari u arrestua...
    Lajme31 Maj 2025
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur sot në kryeqytet Këshillin e Gruas së kësaj partie, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i saj Albin...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin Korschenbroich të Gjermanisë këtë të shtunë. Sipas raportimeve të DË, një aeroplan i vogël...
    Lajme31 Maj 2025
    PrishtinaTicket nga muaji mars ka hapu fluturimet direkte për në Göteborg nga Prishtina – çdo të mërkurë dhe të shtunë! Ky qytet...
    Lajme31 Maj 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, me disa ushtarë të KFOR-it nga disa vende të ndryshme dhe me alpinisten kosovare me...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.