×
  • Lajme
  • Lajme

    SPRTK kërkon nga Kuvendi rikthimin e mbi 2 milionë eurove

    FrontOnline
    29 Qershor 2020

    Sindikata e Punëtorëve e RTK-së kërkon nga partitë politike në Kuvendin e Kosovës që në rishikimin e buxhetit të përfshihet edhe Transmetuesi Publik, të cilit në mënyrë joligjore i janë hequr mbi 2 milionë e 200 mijë euro, duke bërë kështu të pamundur funksionimin e tij.

    Sindikata, me anë të kësaj kërkese, ua bën me dije deputetëve të Kuvendit të Kosovës së punëtorët e RTK-së në muajin shtator nuk do të mund të marrin paga si pasojë e shkurtimit të buxhetit nga ana e ish-ministrit të Financave, transmeton lajmi.net.

    “Për të mos ardhur në një situatë, e cila nuk do të na pëlqente si punëtorë të RTK-së, ju paralajmërojmë për herë të fundit se, nëse RTK-së me rishikim të buxhetit nuk i kthehet shuma prej 2.2 milionë eurosh, Mediumi Publik do të kolapsojë dhe detyrimisht paritë politike do t’i marrin të gjitha përgjegjësitë për të gjithë punëtorët e RTK-së dhe familjet e tyre. Ju rikujtojmë se çdo punonjës i RTK-së është në obligime kreditore ndaj bankave në Kosovë”, thuhet në njoftimin e SPRTK.

    Në këto rrethana, kërkojmë nga kryeministri Avdullah Hoti, partneret e koalicionit dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës që në mënyrë urgjente të sigurojnë funksionimin normal të RTK-së, sidomos tash kur vendi ynë gjendet para momenteve të rëndësishme për qytetarët.

    Sindikata do të përdorë edhe protestat, nëse një gjë e tillë nuk realizohet nga ana e deputetëve, sepse po rrezikohet RTK-ja dhe mirëqenia e kolegëve tanë dhe familjeve të tyre.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj në emisionin "Context" të ATV-së, ka thënë se politika e jashtme do të...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Kryeministri  Albin Kurti mori pjesë në pritjen e organizuar për nder të festës së Krishtlindjes. Ai ka thënë se Krishtlindja është festë...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Një bombol gazi ka shpërthyer në një lokal, në rrugën "Mark Sopi" në Prishtinë, ku për pasojë dy persona kanë marrë lëndime...
    Të tjera
    Vip24 Dhjetor 2024
    Një çift gazmorë sonte po bëhet pjesë e “BBVA”. Është Briseida, e cila me profesion është doktorësh dhe i dashuri i saj...
    Vip24 Dhjetor 2024
    Tradita e Top Channel vazhdon… dhe këtë vit me një surprizë të madhe për të gjithë shqiptarët. Këngëtarja e madhe shqiptare, Parashqevi...
    Vip24 Dhjetor 2024
    Gjashtë banorë të rinj do t’i bashkohen sonte shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Këtë e bëri të ditur vetë drejtuesi i...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, deklaroi se dështimi i Perëndimit për ta ndëshkuar Serbinë po krijon një situatë të rrezikshme...
    Sport24 Dhjetor 2024
    Cole Palmer vazhdon të bëjë një shaka sikur ai nuk ka kujdes në botë, por një nga shokët e tij të skuadrës...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Automjeteve që hyjnë në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardhë u duhet të presin deri në 30 minuta. Ndërkaq në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.