Në zbatim të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masën 1.6. (Pakoja fiskale emergjente) Ministria e Shëndetësisë ka kryer pagesën prej 300 eurove për muajin maj për kategorinë e specializantëve volunter, përfitues nga pakoja fiskale emergjente e Qeverisë së Republikës së Kosovës për personelin e ekspozuar gjatë pandemisë Covid-19.
Me kryerjen e kësaj pagese, përmbyllen obligimet financiare nga kjo pako sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për stimulimin dy mujor të personalit që ka qenë i angazhuar dhe ekspozuar gjatë pandemisë Covid-19.