×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Sindikalistët e Telekomit paralajmërojnë Qeverinë: S’do të rrijmë duarkryq nëse bllokohen llogaritë

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Në fund të muajit qershor, Ministrit i Ekonomisë, Blerim Kuçi, përmes një postimi në rrjetin social, “Facebook”, dha lajmin për zhbllokimin e llogarive të Telekomit të Kosovës, pasi që ato ishin bllokuar nga përmbaruesi privat për shkak të borxhit që kjo ndërmarrje ka ndaj kompanisë private Dardafon, raporton portali Front Online.

    E bllokimi i llogarive të Telekomit u bë pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për përmbarim/realizim të borxhit mbi 24 milionë eurosh ndaj kompanisë Dardafon, e cila kishte fituar rastin në Arbitrazh.

    Qeveria e Kosovës në krye me Avdullah Hotin, pas zhbllokimit të llogarive pati premtuar se do të punohet që të gjendet një zgjidhje në mënyrë që Telekomi të mos falimenton, por deri me tani nuk është bërë publike se cila do të jetë zgjedhje.

    Nga Telekomi i Kosovës për Front Online kanë bërë të ditur se në takimin e fundit që është mbajtur ndërmjet Qeverisë, Telekomit dhe Z-Mobile janë dakorduar se marrëveshja finale do të bëhet në fillim të muajit tetor dhe se nuk ka rrezik që llogarit të bllokohen sërish.

    “Përveç takimit të mbajtur në muajin korrik ku është arritur dakordimi që negocimi dhe marrëveshja përfundimtare të bëhet në fillim të tetorit nuk ka pasur ndonjë takim tjetër. Për momentin nuk ka rrezik që llogaritë të bllokohen. Kjo ngase Telekomi ka kërkuar kohë nga Kreditori për të bërë projeksionet financiare për pagesën e borxhit me këste sipas një plani te amortizimit i cili do të dakordohet në mes të Telekomit, Qeverisë dhe Kreditorit” , thuhet në përgjigjen e Telekomit.

    Ndërsa punëtoret e Telekomit për dallim nga muaji i kaluar, këtë muaj nuk do t’i marrin paga me vonesë, pasi që nga Telekomi për Front Online, kanë thënë se tashmë mjetet për pagat e punëtorëve janë siguruar.

    “Nuk ka rrezik për paga. Për shkak të veprimeve të ndërmarra nga Bordi i Përkohshëm dhe Menaxhmenti, pagat e muajit gusht janë paguar me 31 gusht 2020, po ashtu edhe pagat e muajit shtator tashmë janë siguruar”, thuhet më tej në përgjigjen e Telekomit.

    E Lami Balaj nga Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të Telekomit të Kosovës, në një prononcim për portalin Front Online, tha se bllokimi i serishëm i llogarive të Telekomit do të sjellë telashe të reja për Qeverinë dhe kompaninë private Z-mobile.

    “Nuk besoi dhe nuk e presim një gjë te tillë dhe as që duhet të mendohet apo të lejohet nga Qeveria e Republikës se Kosovës. Një bllokim i llogarive do të hapte telashe të pariparueshme dhe katastrofike si për Qeverinë ashtu dhe për ish-zhvatësit e Telekomit, ish kompaninë Z-mobile”,  tha Balaj.

    Ai tha se punëtorët e Telekomit nuk janë fajtorë për gjendjen e krijuar në këtë ndërmarrje dhe se pagat e tyre sigurohen nga puna që bëjnë ata.

    Balaj tha se janë në prite të një takimi me Kryeministrin Hoti, për ta gjetur një zgjedhje përfundimtare për gjendjen në Telekom.

    “Jo ,ne si sindikatë nuk kemi pasur takim as me Ministrin dhe as me Kryeministrin jam ne pritje të takimit. Me sa kam informata as të tjerët nuk janë takuar me ish përfaqësuesit e Z-mobile”, tha ai.

    Por, në rast se përmbaruesi do t’i bllokon sërish llogaritë e kësaj ndërmarrje për shkak të borxhit që ka ndaj Z-mobile, Balaj tha se do t’i fillojnë protestat dhe grevat të cilat janë ndalur pas kërkesës së Kryeministrit Hoti.

    “Ne rast të bllokimit llogarive ne nuk do të rrimë duarkryq, ne e kemi aktiv Këshillin e Protestave dhe Grevave dhe nëse Qeveria prapë e lejon një gjë të  tillë atëherë situata do të jetë katastrofike dhe mundet të eskalon dhe këtë gjë e din mirë edhe Ministria dhe Qeveria e Kosovës pasi që pas premtimeve të tyre ne e kemi ndalur protestën herën e kaluar dhe nëse prapë ndodh atëherë veç një Zot e din çka ka me marr veprime sindikata me punëtorët. Lutemi te mos vjen puna deri aty”,  tha ai për Front ONline.

    Front Online ka dërguar pyetje te kabineti i Ministrit Blerim Kuçi nëse ka rrezik që të bllokohen sërish llogaritë e Telekomit të Kosovës dhe a është arritur ndonjë marrëveshje me kompaninë private Dardafon, por ata nuk janë përgjigjur.

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Në Bruksel gjatë ditës së djeshme ka përfunduar pa marrëveshje edhe një rund i bisedimeve mes Kosovës e Serbisë në nivel kryenegociatorësh....
    Lajme26 Prill 2024
    Ka filluar të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin-Potokut. Në seancë po merr pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi...
    Lajme26 Prill 2024
    Kurti paralajmëron nga Berlini zgjidhje për Asociacionin dhe votim për lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë Kryeministri Albin Kurti...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, dje në mbrëmje. I njëjti ishte më urdhër...
    Lajme26 Prill 2024
    Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici brenda 24 orëve Viktimat të gjitha ishin femra, të cilat i kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.