×
  • Lajme
  • Front TV
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Si mund t’i tërhiqni paratë nga Trusti? Flasin deputetët dhe ekspertët

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, javën e kaluar konfirmoi se Qeveria e Kosovës është duke u konsultuar me Trustin Pensional të Kosovës, që të lejohet tërheqja deri në 10% të kursimeve të kontributdhënësve.

    E gjithë kjo, në mënyrë që të lehtësohet jeta e qytetarëve pas krizës që ka shkaktuar pandemia Covid-19.

    Bazuar në kornizën aktuale ligjore, kjo ide e ministres Bajrami nuk mund të realizohet , pasi që sipas ligjit për Llogaritë individuale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, mjetet e alokuara në llogaritë individuale mund të merren vetëm me rastin e pensionimit, të vdekjes dhe të paaftësisë fizike të individit të caktuar apo në këtë rast të kontributdhënësit.

    Kësisoj për t`u realizuar një ide e tillë, nevojitet që në Kuvendin  e Kosovës të ndryshohet amendamenti me të cilën është i rregulluar procesi i nxjerrjes së kontributeve nga Trusti.

    Antari i Komisionit për Buxhet: Të mos vonohet procesi për 10 përqindëshin e tërheqjes në Trust

    Fatmir Rexhepi, anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Transfere, për Front Online, ka thënë që janë në pritje të dërgimit të këtij amendamenti për shqyrtim në këtë Komision.

    “Si formë e përfaqësimit në Parlament tek ne si deputetë, çdo variabël dhe propozim që ka të bëj me të mirën e shoqërisë dhe njerëzve, pavarësisht dallimeve tona politike, është e rendit që të përkrahet, të votohet”, ka thënë ai.

    Sipas  tij, në këtë proces nuk duhet të ketë vonesa dhe barriera.

    “E kemi parasysh situatën dhe ne nuk duhet të vonohemi dhe që të kemi barriera. Të gjithë duhet të marrin shërbime që sa më shpejtë t`i thjeshtojmë procedurat, vendimet t`i marrim dhe kjo e mirë të delegohet drejtpërdrejtë që të kenë mbështetje edhe bizneset, edhe qytetarët në mënyrë që ky të jetë një hap i shpejtë dhe i domosdoshëm për rimëkëmbjen ekonomike”, ka thënë ai.

    Se është hap mirë i menduar, po pohojnë edhe njohësit e çështjeve ekonomike në vend.

    Flasin nga TRUST-i, tregojnë a mund të tërhiqet 10 përqindëshi nga qytetarët

    Pas deklaratave të ministres së Financave, Hykmete Bajramit, e cila tha se Qeveria është duke diskutuar me Trustin Pensional që të lejohet tërheqje deri në 10% të kursimeve që të kalohet sa më lehtë nga kriza që ka shkaktuar pandemia, janë deklaruar edhe nga ky institucion. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, TRUST-i ka njoftuar se ende nuk ka asnjë vendim përfundimtar për këtë çështje.

    “Ju njoftojmë se NUK KA ende asnjë vendim përfundimtar për tërheqjen e 10%-shit, andaj nuk ka mundësi askush ende t’i tërheq mjetet nga Trusti. Ne do t’ju njoftojmë me kohë për çdo ndryshim”, thuhet në njoftim.

    Ky institucion ka apeluar te qytetarët që t’i shmangin vizitat në zyret e tyre, meqenëse siç thonë po vështirësohet tejet shumë shërbimi i kontribuuesve, kjo për shkak të kufizimeve që janë në fuqi nga pandemia e COVID-19.

    Gërxhaliu: Tërheqja e 10 përqindëshit mundëson rimëkëmbjen ekonomike

    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, për Front Online ka thënë që kjo është një ndër dy metodat, që mundësojnë rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë Covid-19.

    “E para është kjo që është propozuar nga Ministria e Financave për 10% të Trustit Pensional të jetë në shfrytëzim me të vetmin qëllim që të arrihet një standard social, por mbi të gjitha të arrihet edhe një efekt pozitiv ekonomik”, ka thënë Gërxhaliu.

    Sipas tij, aplikimi i kësaj metode për rimëkëmbje ekonomike, nuk është i pamundur.

    “Besoj që vetë fakti që Trusti është themeluar nga Kuvendi i Kosovës dhe për vet faktin që i raporton Kuvendit duhet të bëhet një përgatitje paraprake që me një udhëzim administrativ , kjo të realizohet. Nuk është e pamundur por është momenti kur duhet që në të vërtet të hulumtohen të gjitha metodat”, ka thënë tutje Gërxhaliu për Front Online.

    Një aspekt tjetër që do të ndihmonte në rimëkëmbjen ekonomike, sipas Gërxhaliut, është edhe huamarrja.

    “Aspekti i dytë është huamarrja. Ju e dini që në bazë të Ligjit mbi Financat Publike Kosova e ka të paraparë që borxhi publik të jetë afër 40%. Për momentin jemi një ndër vendet në rajon që e ka borxhin publik më të vogël, më 19.7% ose përafërsisht 1 miliardë e 350 milionë euro. Prandaj duhet që të analizohet kjo mundësi që të rritet në 40% dhe nëse lejohet 40%, do të thotë e borxhit, atëherë me 4 miliardë përafërsisht mund të kemi një rimëkëmbje ekonomike. Kemi një hapësirë për 1 miliardë e 750 milion për borxhe të reja”, ka thënë ai për Front Online.

    Gërxhaliu: Kosova do të ballafaqohet me pandeminë ekonomike dhe sociale

    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, për Front Online që pandemia Covid-19, ka ndikuar negativisht në ekonominë e vendit.

    “Në këtë vit kalendarik kemi hyrë pa buxhet rezervë dhe pa rezerva shtetërore, dhe krejt kësaj i shtohet edhe fakti që falë poandemisë kemi rënie të të hyrave qoftë në Doganë, ATK e që e dëshmon më së miri që vërtetë sfidat do të jenë shumë të mëdha, e kur krejt kësaj i shtohet edhe fakti që remitancat që kanë qenë një ndër indikatorët e stabilitetit ekonomik dhe social në Kosovë janë në rënie”, ka thënë ai për Front Online.

    Sipas Gërxhaliut, Kosova mund të përballet me pandemi ekonomike dhe sociale, si pasojë e Coronavirusit.

    “Kjo vërtetë Kosovën e bjen para një sfide shumë të madhe dhe duhet që të pranohet se si pasojë e Coronavirusit Kosova do të ballafaqohet me pandeminë ekonomike dhe sociale. Ajo që është më shqetësuese është fakti që në vend që në këtë kohë të pandemisë të kemi një unitet politik që sfida të jetë gjithëpërfshirëse dhe të mendohet më shumë për shtet se sa për pushtet, me siguri Kosova do të kishte qenë në një pozitë më të lakmuar”, ka thënë tutje ai.

    Ndryshe, sipas ministres Bajrami kategoritë të cilat do të rimbursoheshin ishin këto: ata që kanë 10 mijë euro mjete të kursyera do të rimbursoheshin të gjithë, ata që kanë mbi 10 mijë, mund të rimbursoheshin deri në 50%, kurse ata që kanë mbi 20 mijë mjete të kursyera, mund të mos rimbursohen fare.

    /Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Zgjedhjet parlamentare në Kosovë që do të zhvillohen më 9 shkurt të vitit 2025 shihen nga diplomatët e Bashkimit Evropian që merren...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rritjes së fluksit të ardhjes së diasporës në vend. Pritjet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në profilin e tij zyrtar një pjesë të fjalimit të tij të mbajtur në...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës është duke vazhduar ende. Periudhë kjo që nisi më 29 gusht do të...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ndjehet i lehtësuar që në një periudhë të shkurtër do të mbyllet për një...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    FOR përmes një komunikate për media ka njoftuar se Komanda Rajonale Perëndimore ka përfunduar sot një stërvitje të përbashkët evakuimi përmes operacioneve...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur pas sulmeve të së premtes në Magdeburg, duke thënë se “dhuna nuk duhet të mbizotërojë askund”....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Me rastin e fundvitit, Artan Nimani, kandidati për deputet  i AAK-se si dhe dhe Kryetar i Forumit Intelektual "Europa 2030", fton të...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë në pikat kufitare të vendit vetëm se kanë filluar, e po vazhdojnë edhe sot...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.