×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Si filloi COVID-19, nga rastet e para në Wuhan e deri në një milion viktima në të gjithë botën

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Deri më tani mbi një milion njerëz në të gjithë botën kanë humbur jetën nga COVID-19, gjashtë muaj pasi kjo sëmundje u kthye në pandemi.

    Sipas Sky News, qyteti Wuhan në provincën kineze Hubei ishte në fokus të botës, pasi rastet e para të pneumonisë misterioze u shfaqen në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, që më 8 janar u konfirmuan si raste me COVID-19.
    Tentimet për të parandaluar përhapjen e virusit në qytetin me 11 milionë banorë dështuan në fund të janarit, por kjo sëmundje u përhap në çdo provincë kineze dhe për këtë u shpall “emergjencë e shëndetit publik” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

    Zyrtarisht, Kina ka regjistruar mbi 90 mijë raste me COVID-19 dhe afro 5 mijë vdekje, por kritikët besojnë se numri i tyre është shumë më i madh.

    Pavarësisht se shumica e personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 ishin të moshuar, në Wuhan ka pasur shumë raste të vdekjeve që kanë prekur edhe të rinjtë siç ishte rasti i Tian Yuxi, i cili ishte vetëm 24-vjeç kur ndërroi jetë në fillim të shkurtit.

    Derisa u mendua se pas izolimit total të Wuhanit do të ndalet përhapja e koronavirusit, nuk ndodhi ashtu rasti i parë jashtë Kinës u raportua në Filipine. Pa kaluar shumë kohë vazhdoi “rrugëtimin” drejt Evropës, ku rasti i parë u regjistrua në Francë.

    Për muaj të tërë Evropa u konsiderua epiqendra e virusit pas Kinës, e sikur kjo të mos mjaftonte, koronavirusi arriti përtej atlantikut, duke bërë që SHBA-të të goditen rëndë për të vazhduar në Brazil.

    Fakte interesante se si gjithçka filloi:

    Më 11 janar u raportua vdekja e parë, një 61-vjeçar nga Wuhani i Kinës.

    Më 23 janar u raportuan 18 vdekje, Wuhani bëhet vendi i parë në botë që aplikon masën e izolimit total.

    Më 30 janar raportohen 171 vdekje, OBSH-ja e shpall emergjencë globale në 18 shtete (jashtë Kinës).

    Më 2 shkurt raportohet vdekja e parë nga COVID-19 jashtë Kinës – bëhet fjalë për një burrë 44-vjeç nga Filipinet.

    Më 15 shkurt regjistrohet vdekja e parë në Evropë , një turist kinez që kishte shkuar në Francë.

    Më 11 mars raportohen 4.611 raste të vdekjeve nga COVID-19 në mbarë botën, OBSH-ja e shpall pandemi.

    Më 13 mars, epiqendra e koronavirusit zhvendoset në Evropë.

    Më 20 mars regjistrohen mbi 10 mijë vdekje në mbarë botën.

    E derisa në Evropë virusi po bënte kërdinë dhe kishte detyruar shtetet të aplikojnë izolimin total, më 26 prill koronavirusi u zhvendos në SHBA.

    Më 31 prill SHBA-të tejkalojnë Kinën, për nga numri i të infektuarve dhe viktimave të COVID-19.

    Më 26 maj, numri i të vdekurve shkon në mbi 100 mijë.

    Më 19 qershor, koronavirusi përhapet nëpër Amerikën Latine, ku vetëm në Brazil numri i të prekurve shkoi në mbi një milion.

    Më 8 korrik si rezultat i mospajtimeve rreth trajtimit të pandemisë, SHBA-të tërhiqen si anëtare të OBSH-së.

    Më 6 gusht numri i rasteve me COVID-19 në Afrikë shkoi në mbi një milion.

    Më 7 gusht, Meksika bëhet vendi i tretë në botë për nga numri i viktimave nga koronavirusi me 50 mijë.

    Më 11 gusht, Rusia pretendonte se kishte zhvilluar vaksinën e parë kundër COVID-19, por ekspertët kanë dyshime për këtë.

    Më 16 gusht, Italia rikthen masat kufizuese nga frika se Evropa mund të goditet nga vala e dytë e COVID-19.

    Më 25 gusht, Gaza aplikoi masën e izolimit total pavarësisht se prej muajsh mbante të mbyllur kufijtë.

    Më 26 gusht, India regjistroi numrin më të madh të rasteve ditore në botë.

    Më 27 gusht, Peruja tejkalon Belgjikën për nga numri i rasteve ditore.

    Më 5 shtator fillon aplikimi i izolimit total lokal dhe masat e reja kufizuese në Britani të Madhe nga frika e valës së dytë të COVID-19.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.