×
  • Lajme
  • Lajme

    Si do të ndalen abuzimet nëse privatët bëjnë teste për coronavirus? Flet ministri Zemaj

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur për bërjen e testeve për COVID-19 në spitalet private në Kosovë.

    I pyetur nga deputeti i VV-së, Hajrullah Çeku, se a ka rrezik që të ketë keqpërdorime nga ana e spitaleve private për kryerjen e testimeve për COVID-19, Zemaj ka deklaruar se Plani i Veprimit i cili përfshin edhe licencimin e spitaleve private për kryerjen e testit COVID-19 është miratuar në Qeverinë e Kosovës.

    Ai ka thënë se spitalet private do të veprojnë të gjitha njësoj në bazë të kushteve dhe kritereve specifike që duhet t’i plotësojë një institucion privat shëndetësor për të vepruar.

    “Duke iu referuar kërkesave në rritje për testim si dhe kapaciteteve që ofron IKSHPK-ja, me qëllim që ky shërbim të jetë sa më i qasshëm, IKSHPK-ja ka rekomanduar në MSH që t’u jepet qasje për testim edhe spitaleve private në vend. Aktualisht MSH-ja është duke e analizuar bazën ligjore për licencim për institucione private shëndetësore të cilat do të kryejnë testime për COVID-19. MSh-ja ka bërë planin e veprimit, sot është miratuar në Qeverinë e Kosovës”.

    “Me miratimin e planit në Qeveri, MSH-ja do t’i përcaktojë kushtet që do t’i plotësojë një institucion privat për t’u licencuar. Unë mund të ju garantoj se jashtë bazës shkencore dhe ligjeve nuk do të bëhet asgjë”, ka deklaruar Zemaj.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...
    Front TV04 Mars 2026
    Kryeministri Albin Kurti, për emrin e presidentit tha që përgjigja është çështje orësh. “Jemi duke shkuar në mbledhjen e GP, besoni qe...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeakademikja Justina Pula është emri i cili ka mbështetjen më të madhe në diskutimet për presidente konsensuale, brenda Partisë Demokratike të Kosovës,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po udhëtonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, njoftoi zyra e...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.