Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi, ka mbajtur një takim pune me drejtuesit e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës.
Në takim është diskutuar në lidhje me zbatimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për pagesën shtesë prej 300 eurove për punëtorët shëndetësorë, për muajin korrik dhe gusht.
Drejtori Krasniqi ka njoftuar drejtuesit e FSSHK-së, në ldhje me hapat që ka ndërmarrë ShSKUK, për zbatim të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ai bëri të ditur se ka formuar një komision, i cili do të punojë në këtë drejtim, për çka u pajtuan edhe drejtuesit e FSSHK-së.
Komisioni do të punojë ngushtë me drejtorët e klinikave të QKUK-së dhe njësitë tjera përbërëse të ShSKUK-së, me qëllim të eleminimit të keqkuptimeve dhe keqinterpretimeve.
Menaxhmenti i ShSKUK-së siguron të gjithë punëtorët se nuk ka dorëzuar listë me punëtorët, që ju takon kjo shtesë në ministritë përkatëse, deri në pëfundim të punës së komisionit.