×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqiptari nga Tetova që po kandidon si i pavarur për ulëse në parlamentin kroat

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Idris Sulejmani, shqiptar nga fshati Zherovjan Komuna e Tetovës, i cili jeton në Porec të Kroacisë, ka shpallura kandidaturën e tij për deputet i pavarur në Parlamentin kroat.

    Kandidimi i Sulejmanit bëhet në kuadër të listës së pakicave shqiptare, boshnjake, maqedone, malazeze dhe sllovene, shkruan Insajderi.

    “Me nismën tonë të re japim shpresë për të ardhme më të mirë të pakicave në Kroaci. Grumbullimi i nënshkrimeve në kohë rekorde nga qytetarët na dha kurajo edhe më të madhe që të vazhdojmë rrugëtimin në garën politike. Ulësja në Parlament na obligon që të punojmë më shumë në përmirësimin e pozitës së pakicave në Kroaci”, ka thënë Sulejmani.

    Sulejmani beson se edhe pakicës shqiptare duhet t’i jepet e drejta e përfaqësimit në Parlamentin e Kroacisë.

    “Republika e Kroacisë me Kushtetut garanton të drejtat e pakicave mjaft te avancuara. Mirë mendoj se edhe pakicës shqiptare duhet ti jepet e drejta e përfaqësimit në Parlamentin e Kroacisë konform pakicave si atyre serbe, italiane, rome dhe hungareze”, ka thënë ndërtjera Sulejmani.

    Tutje, Sulejmani ka thënë se “Avancimi i Ligjit për blerjen e lokaleve afariste është i domosdoshëm për të drejtën e blerjes së pronës në shfrytëzim me dekada”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Janar 2025
    Qeveria izraelite ka miratuar armëpushimin në Gaza dhe marrëveshjen e lirimit të pengjeve me Hamasin, duke hapur rrugën që faza e parë...
    Bota/Rajoni18 Janar 2025
    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka zhvilluar takime zyrtare në Ukrainë. Përmes një postimi në X, Hasani bën të ditur...
    Bota/Rajoni17 Janar 2025
    Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka marrë një vendim të rëndësishëm në çështjen TikTok, duke mbështetur legjislacionin që synon mbrojtjen nga...
    Të tjera
    Lajme18 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot nga ora 12:00 do të mbajë konferencë për media. Konferenca mbahet në Selinë Qendrore të LDK-së. Ndërkaq,...
    Zgjedhjet 202518 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, merr pjesë të shtunën në tubimin me qytetarët e Komunës së Obiliqit....
    Lajme18 Janar 2025
    Sigurimi shëndetësor dhe jetësor për pjesëtarët e Policisë së Kosovës ka qenë një premtim i përsëritur nga të gjitha partitë politike gjatë...
    Lajme18 Janar 2025
    Gjatë ditës së shtunë, në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë mëngjesit dhe natës...
    Vip17 Janar 2025
    Pas rrëfimit që e dha për jetën e tij, Driloni ka pasur një surprizë. Ai është surprizuar nga vëllai i tij, Fisnku...
    Vip17 Janar 2025
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Driloni, ka dhënë rrëfimin e tij prekës, për sfidat në jetë. Ai e ka nisur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.