×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëria njeh gjuhët e minoriteteve, aty ku komuniteti përbën 20% e popullsisë

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Shteti shqiptar po mendon që të njohë zyrtarisht gjuhën e minoriteteve në zyrat e pushtetit vendor, aty ky komuniteti përbën 20% të popullsisë. Nëpërmjet një projektvendimi, i propozuar nga ministri i Brendshëm, Sander Lleshaj, parashikohet ky ndryshim qe pritet t’i dërgohet se shpejti kuvendit te Shqipërisë.

    Në këtë projektvendim, pika dy, parasheh se personat që i përkasin një pakice kombëtare, kanë të drejtën të paraqesin me shkrim kërkesën pranë njësisë vendore.

    Në bazë të kërkesës së paraqitur, kryetari i bashkisë kërkon thirrjen e mbledhjes së këshillit bashkiak dhe merr masa për përgatitjen e materialeve për shqyrtim në mbledhje, bazuar mbi këtë kërkesë. Nëse vlerësohet e nevojshme për shqyrtimin e kërkesës, mund të zhvillohet një seancë dëgjimore me kërkuesit apo personin e autorizuar prej tyre.

    Vendimi i këshillit bashkiak pasi i nënshtrohet verifikimit të ligjshmërisë nga ana e prefektit të qarkut, i komunikohet personit të autorizuar

    Kundër vendimit të refuzimit të kërkesës për përdorimin e gjuhës së pakicës, në marrëdhënie mes personave që i përkasin pakicave kombëtare, kërkuesit kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë gjykatës kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve administrative.

    Projektvendimi i qeverise parashikon dhe rastet e përdorimit e gjuhës se pakicës si për të paraqitur iniciativa qytetare nëpërmjet përfaqësuesve të autorizuar, paraqitjen e kërkesave drejtuar organeve baze te qeverisjes vendore etj.

    Për të siguruar përdorimin në gjuhën e pakicës, organet përgjegjëse të njësive të vetëqeverisjes vendore, parashikojnë në buxhetin vjetor të tyre, për aq sa është e mundur, zë të veçantë për punësimin e personave që njohin gjuhën e pakicës kombëtare, sipas parashikimeve të ligjit për vetëqeverisjen vendore dhe ligjit për financat vendore.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Të tjera
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.