×
  • Sport
  • Sport

    Shqipëria mban kamp në SHBA për seleksionimit e talentëve shqiptarë

    FrontOnline
    24 Maj 2023

    Seleksionimi i parë i Federatës Shqiptare të Futbollit në SHBA me futbollistë të vitlindjes 2005-2009 ka qenë një eksperiencë unike dhe një shans i shkëlqyer për të gjithë djemtë që morën pjesë në këtë aktivitet dhe patën mundësi të tregonin vlerat e tyre para stafit organizator dhe trajnerëve.

    Më shumë se 126 futbollistë të rinj nga të gjitha shtetet e SHBA u paraqitën në zonën e Nju Jorkut dhe u testuan për orë me radhë, teksa në këtë grup të madh lojtarësh janë evidentuar edhe elementë mjaft cilësor që do të mbahen në monitorim të vazhdueshëm dhe do të kenë shansin të ftohen edhe në ekipet kombëtare të moshave.

    Për tre muaj me radhë Departamenti i Ekipeve Kombëtare në FSHF në bashkëpunim me Drejtorinë Teknike dhe skautët e FSHF në SHBA kanë punuar përmes aplikimeve për të përpiluar listat e lojtarëve që kishin aplikuar për të marrë pjesë në këtë seleksionim, që u zhvillua në datat 20 dhe 21 maj 2023 në zonën e Nju Jorkut.

    Stafi organizator që udhëhoqi këtë stazh stërvitor përbëhej nga ndihmës trajneri i Kombëtares, Hamdi Salihi, ish-kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli, Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, përgjegjësi për futbollin e vajzave në FSHF, Florian Riza si edhe Daniel Xhafa, Fation Serhati, Zamira Tabaku, Riza Uka, Elton Mara dhe Skënder Driza, përcjell FrontOnline.

    Vetë futbollistët janë shfaqur mjaft entuziastë për këtë seleksionim dhe kanë vlerësuar nismën e FSHF-së dhe të stafit organizator, që ishte i pranishëm në Nju Jork për të bërë të mundur zhvillimin e këtij aktiviteti. Për mikrofonin e Fshf.org disa prej tyre kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në lëtë grumbullim dhe janë shprehur mjaft të kënaqur që patën këtë shans për të luajtur me fanellën kuqezi, që është një ëndërr për të gjithë futbollistët e rinj shqiptarë.

    Gjon Melakuqi – “Ishte një eksperiencë shumë e veçantë, jam shumë i lumtur që m’u dha mundësia të vijë në këtë seleksionim dhe të luaja me gjithë këta djem nga e gjithë SHBA e të tregoj aftësitë e mia. Falënderoj shumë FSHF-në për këtë mundësi që na është dhënë”.

    Paul Smajlaj – “Që i vogël e kam dashur shumë futbollin dhe tani jam në këtë seleksionim. Shpresoj shumë që të jap maksimumin dhe të më jepet shansi të ftohem në ekipet kombëtare të Shqipërisë, pasi dëshira ime është shumë e madhe. të gjithë ne që kemi ardhur në këtë seleksionim kemi ëndërr të luajmë për Shqipërinë, do të ishte diçka shumë e madhe për ne. Falënderojmë FSHF-në për këtë mundësi nëpërmjet këtij seleksionimi”.

    Klevis Dervishi – “Ishte një eksperiencë shumë e bukur, një rast shumë i mirë për të luajtur me bashkëmoshatarët e mi shqiptarë. Intensiteti i ndeshjeve ka qenë shumë i lartë, nuk na ndodh që në SHBA të luajmë të gjithë shqiptarët bashkë në një skuadër dhe ishte diçka shumë e veçantë. Dua të falënderoj FSHF-në për këtë shans që na dhanë për të treguar aftësitë tona në fushë”.

    Emilson Bitri – “Ky seleksionim ishte një shans i mirë që të gjithë ne të tregojmë vlerat dhe talentin tonë. Jam shumë krenarë për këtë fanellë dhe të luaj me këta djem e të tregojë talentin tim në fushën e lojës. Kam parë shumë djem të talentuar që vinin këtu nga e gjithë SHBA e që luajtëm bashkë në këtë seleksionim. Falënderoj FSHF-në për shansin e dhënë”.

    Juers Hysesani – “Jam shumë krenar të vesh fanellën e Shqipërisë, sepse që fëmijë e kam pasur ëndërr të jem pjesë e Kombëtares. Grupi ynë ishte shumë cilësor, janë shumë futbollistë të rinj nga SHBA dhe Kanada që nuk kanë luajtur më parë me ekipet kombëtare dhe mendoj se ka shumë talente ende të pazbuluara. Unë synoj që të stërvitem akoma më shumë, që të arrij nivele sa më të larta në të ardhmen. Faleminderit FSHF-së që organizoi një aktivitet kaq të bukur për ne”.

    Grant Kullojka – “Ishte diçka e bukur, jam shumë i kënaqur me këtë eksperiencë dhe ata që kam dhënë gjatë këtij seleksionimi ku morën pjesë futbollistë shqiptarë nga e gjithë SHBA apo edhe Kanada. Vërtetë ia ka vlejtur shumë pjesëmarrja në këtë event”.

    Bleron Musaj – “Një eksperiencë shumë e bukur, personalisht jam kënaqur shumë duke luajtur futboll. Të gjithë djemtë janë paraqitur mirë në këtë seleksionim. Edhe nga stafi jam shumë i kënaqur, kanë punuar mirë, nga marrëdhënia që krijuam mes grupit dhe fakti që erdhën deri në SHBA që të na jepnin këtë mundësi. Vërtetë kënaqësi e madhe të luanim me lojtarët që aspirojnë të veshin fanellën kuqezi. Shanset janë gjithmonë aty, thjesht duhet punuar shumë dhe jam i bindur se kushdo mund të arrijë lart nëse ka dëshirë. Falënderoj të gjithë stafin që ishte në SHBA dhe të gjithë ata që kanë punuar për këtë seleksionim”.

    Maturantët e shkollës së mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”, në ekskuzion në hotelin me pesë yje
    Nga Rubrika
    Sport27 Maj 2024
    Ermal Krasniqi është vetëm një hap larg transferimit te Sparta Praga. Reprezentuesi i Kosovës që është aktualisht pjesë e Rapid Bukureshtit, do...
    Sport27 Maj 2024
    Jadon Sancho i dërgoi një mesazh ish-bashkëlojtarit Jude Bellingham pasi u konfirmua se Real Madridi do të përballet me Borussia Dortmundin në...
    Sport27 Maj 2024
    Një tjetër sezon i Ligës Premier ka përfunduar, dhe ka pasur shumë pika diskutimi gjatë gjithë vitit. Asnjë nuk është dëshmuar të...
    Të tjera
    Lajme27 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e 24-vjetorit të themelimit të degës së...
    Lajme27 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur në Mitrovicë të hënën mbrëma në një aksident mes një veture me...
    Lajme27 Maj 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka dhënë alarmin për destabilitet në Ballkanin Perëndimor. Ai tha se tri brigada serbe janë shumë afër...
    Lajme27 Maj 2024
    Dy persona janë arrestuar në Gjakovë nën dyshimin për vjedhje. Ata dyshohen se me 11 maj në Gjakovë ishin futur në një...
    Lajme27 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të marrë pjesë në një tubim mbështetës për kandidatët e Partisë...
    Lajme27 Maj 2024
    Kryeshefi i ndërmarrjes “Ibër Lepenci”, Faruk Mujka ka njoftuar se në të gjitha hyrjet në pronat e NHE “Ibër-Lepenc” SH.A në liqenin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.