×
  • Lajme
  • Lajme

    Von Cramon: Serbia s’ka as një mundësi të ecë para pa i zbatuar detyrimet nga Marrëveshja e Ohrit

    FrontOnline
    27 Maj 2024

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë se nuk do të këtë përparim të Kosovës dhe Serbisë drejtë BE-së, pa zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri me tani me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

    Cramon e ka bërë të qartë se Kosova dhe Serbia nuk kanë asnjë shans që të ecin përpara pa i zbatuar detyrimet nga marrëveshja e Ohrit.

    “Absolutisht për Serbinë tashmë është e detyrueshme. Është në kapitullin 35. Serbia nuk e ka as edhe një shansë që të ecë përpara pa i zbatuar detyrimet që vijnë nga Marrëveshja e Ohrit. Kjo vlen njëjtë edhe për Kosovën. Kemi biseduar për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe”.

    “Nuk di për detyrimet individuale që dalin nga Marrëveshja e Ohrit, por është e vërtetë që të dyja palët duhet të punojnë për këtë dhe të shohim një zbatim sa më të shpejtë të këtyre detyrimeve”, ka thënë Cramon në Kanal 10.

    Tutje Cramon vlerëson se BE po e favorizon Serbinë në raport me Kosovë, për këtë ka dhënë disa shembuj.

    “Po nëse e shihni për shembull se si sulmi në Banjskë po trajtohet, ka padyshim një paragjykim. Pra, ka pasur masa kundër Kosovës pas incidentit të majit 2023, por nuk ka pasoja për Serbinë pas Banjskës në shtator 2023. Kjo natyrisht që nuk është e drejtë! Kjo  është arsyeja që shpresojmë se së shpejti do të largohen masat ndaj Kosovës”, ka thënë Cramon.

    The Victor vjen me këngë të re “Got U”
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.