×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëria e fundit në Evropë për konsumin dhe të ardhurat për frymë

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Shqipëria vijon të mbetet vendi më i varfër i Europës, me të ardhurat dhe konsumin më të ulët për frymë. Sipas të dhënave të publikuara sot nga Eurostat për vitin 2019, shqiptarët kishin të ardhura për frymë sa 31% e mesatares europiane, më e ulëta në Europë (të dhënat për Kosovën nuk përfshihen).

    Në raport me një vit më parë, kjo përqindje ka mbetur e pandryshuar, çka tregon se Shqipëria ka ngecur në të ashtuquajturin proces të konvergjencës, që nënkupton një rritje më të shpejtë ekonomike se vendet e zhvilluara, me synim që të kapet mesatarja e të ardhurave të BE-së brenda një periudhe kohe.

    Shqipëria është tashmë më e varfër edhe se Bosnjë-Hercegovina, e cila ka mesatare 32% të BE-së në vitin 2019, ndërsa një vit më parë kishte të njëjtin nivel si Shqipëria. Maqedonia e Veriut e kishte këtë tregues në 38%, Serbia (41%) dhe më e “pasura” në rajon është Mali i Zi, me 50% të mesatares së BE-së.

    Në treguesin tjetër, atë të konsumit individual për frymë, që mat mirëqenien materiale të familjarëve, Shqipëria sërish mbetet e fundit, në 40% të mesatares së BE-së, nga 39% një vit më parë. Për Bosnjën, ky tregues është 42%, për Maqedoninë 43%, për Serbinë 49% dhe sërish më të lartin e ka Mali i Zi, me 60% të mesatares europiane.

    Në BE, më e varfra është Bullgaria

    Në Europë, në 2019, të ardhurat për frymë u luhatën midis 53% të mesatares europiane në Bullgari dhe 261% në Luksemburg. 10 shtete anëtare kishin të ardhura për frymë mbi mesataren e BE-së.

    Në treguesin e konsumit individual për frymë (AIC), nëntë Shtete Anëtare regjistruan AIC për frymë mbi mesataren e BE-së në vitin 2019. Niveli më i lartë në BE u regjistrua në Luksemburg, 35% mbi mesataren e BE-së. Gjermania ishte rreth 23% më lart, e ndjekur nga Austria, Danimarka, Belgjika, Holanda, Finlanda, Suedia dhe Franca, të cilat regjistruan të gjitha nivelet midis 5% dhe 20% mbi mesataren e BE-së.

    AIC për frymë për dymbëdhjetë shtete anëtare rezulton midis mesatares së BE-së deri në 25% më pak. Në Itali, Irlandë, Qipro, Spanjë dhe Lituani, nivelet ishin 10% ose më pak nën mesataren e BE-së, ndërsa Portugalia, Çekia, Sllovenia dhe Malta ishin midis 10% dhe 20% më pak. Polonia, Rumania dhe Greqia ishin midis 20% dhe 25% nën mesataren e BE.

    Gjashtë shtete anëtare regjistruan AIC për frymë, me mbi 25% nën mesataren e BE-së. Estonia ishte 25% më poshtë, Sllovakia, Letonia, Hungaria dhe Kroacia midis 25% dhe 35% më poshtë, ndërsa Bullgaria kishte AIC për frymë 41% nën mesataren e BE-së./monitor

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Studentë dhe qytetarë kanë mbërritur në Beograd që herët në mëngjes, në një protestë të madhe nën sloganin “15 për 15” që...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, i ka vlerësuar si “të mira dhe produktive” bisedimet e zhvilluara me presidentin rus Vladimir Putin mbi...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq mbrëmë iu drejtua publikut një ditë para protestës së madhe të paralajmëruar për sot në Beograd në lidhje...
    Të tjera
    Lajme15 Mars 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të shtunën moti parashikohet me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të...
    Vip14 Mars 2025
    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka rrëfyer për emisionin “Piranjat” se është mashtruar dhe abuzuar nga klinika mjekësore Apluss...
    Lajme14 Mars 2025
    Lista prej qindra dëshmitarëve, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Dhomat e Specializuara për Kosovën, po shkon drejt përmbylljes. Deri...
    Lajme14 Mars 2025
    Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj ka theksuar se opozita nuk ka mundësi për të formuar një qeveri, pasi partitë opozitare, përveç Nismës,...
    Lajme14 Mars 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK’së, Nasim Haradinaj me anë të disa vargjeve ka kujtuar vizitën e djeshme të ish-presidentit Hashim Thaçi, ku vizitoi babanë...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Vlorë, ku një grua nën ndikimin e alkoolit e ka përplasur disa...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.