×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Shpend Ahmeti: Situata me Covid-19 e rëndë, mund të mbesim pa mjekë e pa shtretër

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se situata e krijuar në vend me pandeminë Covid-19 është e rëndë.

    Ahmeti për Front Online ka thënë se qytetarët duhet të jenë më të përgjegjshëm në respektimin e masave, sidomos në mbajtjen e maskave.

    “Aktualisht situata është e rëndë por ende nën kontrolle për shkak që të gjithë ata që po kërkojnë ndihmë mjekësore edhe po marrin”, tha Ahmeti për Front Online.

    Rrezik, sipas të parit të Prishtinës, do të jetë shtimi i rasteve dhe pamundësia për t’u ofruar ndihmë gjithë qytetarëve me simptoma të infeksionit.

    “Ne i kemi bërë disa rekomandimeve tona. Disa janë marrë parasysh disa jo. E para ne virusin nuk do ta mundim në tërsi derisa të zbulohet vaksina. Ne jemi munduar që prej fillimit ta ngadalësojmë përhapjen e sëmundjes, në mënyrë që institucionet tona shëndetësore të kenë kapacitete të mjaftueshme për tu përballë me të. Nëse është situata sikur sot, ku janë 150 të infektuar të shtrirë dhe ne këtë mund ta menaxhojmë. Por nëse do t’i kishim 1000 mijë pacientë të shtirë brenda një dite, atëherë do ta kishim më të vështirë”, tha ai për Front Online.

    Tutje, Kyrtari i Prishtinës ka thënë se duhet ta parandalojnë situatën për të mos ardhë deri në atë pikë kur dikush vdes si shkak e mosdhënies së ndihmës.

    Ahmeti tha për Front Online se mospërgjegjësia çon deri të atë situatë kur një pacientë s’do të mund të gjejë krevat e as mjekë për mjekim.

    “Vdekjen nuk mund ta ndalim sepse ky nuk është virus vetëm tek ne, por në krejt botën. Ne nuk mund ta ndalim vdekjen e askujt. Ajo çfarë duhet ta ndalim është që nëse dikush vdes për shkak që ka kërkuar ndihmë mjekësore, nuk ka mundur me gjet krevat dhe mjekë, atëherë bëhet problem. Mirë që kjo nuk është situata, por që rrezikojmë që të na bëhet kjo nëse vazhdojmë me këtë trend”, tha ajo për Front Online.

    Ai tregon se të martën ka pasur takim me Kryeministrin Avdullah Hoti.

    “Unë i kam thënë edhe kryeministrit që duhet të thërrasim sa më shumë në përgjegjësinë e qytetarëve për t’i zbatuar rregullat që janë ndërmarr nga institucionet shëndetësore”, tha ai./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme18 Janar 2025
    Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka theksuar se sigurimi shëndetësor dhe jetësor për Policinë e...
    Lajme18 Janar 2025
    Procesi i integrimit të shqiptarëve në Serbi, marrëveshje kjo e arritur ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Beogradit zyrtar, që filloi në vitin 2001,...
    Lajme18 Janar 2025
    Eksperti i sigurisë njëherish kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Nuredin Ibishi, në një prononcim për FrontOnline ka deklaruar...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202518 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, merr pjesë të shtunën në tubimin me qytetarët e Komunës së Obiliqit....
    Lajme18 Janar 2025
    Sigurimi shëndetësor dhe jetësor për pjesëtarët e Policisë së Kosovës ka qenë një premtim i përsëritur nga të gjitha partitë politike gjatë...
    Lajme18 Janar 2025
    Gjatë ditës së shtunë, në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë mëngjesit dhe natës...
    Vip17 Janar 2025
    Pas rrëfimit që e dha për jetën e tij, Driloni ka pasur një surprizë. Ai është surprizuar nga vëllai i tij, Fisnku...
    Vip17 Janar 2025
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Driloni, ka dhënë rrëfimin e tij prekës, për sfidat në jetë. Ai e ka nisur...
    Lajme17 Janar 2025
    Anëtari i kryesisë dhe kandidati i LDK’së për deputet, Visar Azemi thotë se kapja e KPM-së rrezik për lirinë e mediave dhe...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.