
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka njoftuar sot edhe pë 29 raste të reja me COVID-19, raporton Front Online.
13 prej tyre janë në Prishtinë. Për këtë ka reaguar edhe kryetari i komunës, Shpend Ahmeti.Ahmeti i cili konsideroi se ky numër ishte i pritshme, pas 10 rasteve të reja që u konfirmuan të dielën në kryeqytet.
Ahmeti potencoi se lajm i mirë është se fëmijët e çerdheve kanë rezultuar negativ me Coronavirus dhe se kjo lejon që çerdhet Lulevera dhe Buzëqeshja të rihapen.
Postimi i plotë:
29 raste të reja e 13 raste në Prishtinë. E pritshme. Pas 10 rasteve të reja të dielen keto tre ditë janë testuar mbi 200 kontakte të këtyre personave. Testimet janë bo tre ditë rresht dhe realisht kemi pritur numër edhe më të madh. Tani vetëizolim dhe ndalesë e përhapjes.
Lajm i mirë, që fëmijët e çerdheve janë testuar negativ. Kjo na lejon që çerdhet Lulevera dhe Buzëqeshja të rihapen pa klasët e testuara.
Situata është e menaxhueshme. Ju lutemi për distancë dhe maska.